Gazetarja nga Kosova e vë në siklet Vuçiqin; ai: Nuk po iu ofendojë sepse jeni femër - Bota Sot
Gazetarja nga Kosova e vë në siklet Vuçiqin; ai: Nuk po iu ofendojë sepse jeni femër

Lajme

Gazetarja nga Kosova e vë në siklet Vuçiqin; ai: Nuk po iu ofendojë sepse jeni femër

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 10:43
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është vënë në siklet në mes të Beogradit nga gazetarja e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, Nerënxa Jakupi kur e ka pyetur se "çfarë kushtesh ka Serbia për njohjen e Kosovës si shtet?".

Kjo ndodhi në një konferencë për media të mbajtur pas një paneli të Forumit të Sigurisë në Beograd, në të cilin ishte panelist edhe vet ai.

Vuçiq përpiqej që të tregohej i ftohtë ndaj gazetares shqiptare, por nuk ia doli.

Megjithatë, pavarësisht tendosjes në të cilën është ndodhur, Vuçiq është përgjigjur.

Vuçiq: Ju vetëm duhet të lexoni pyetjen, nuk po ju ofendoj se jeni femër

“E dashura zonjusha Jakupi, ne duam që të bisedojmë me shqiptarët për kompromisin potencial, por mos mu hidhëroni, por ju vini këtu dhe iu duhet që ta lexoni pyetjen. Ju lus që ta kuptoni se Serbia i ka interesat e veta, se Serbia nuk e llogarit Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ne e kemi qëndrimin krejtësisht të ndryshëm me ju shqiptarët dhe prandaj është e nevojshme që të ulemi dhe të bisedojmë. Për mua do të ishte e lehtë për të fituar poenë që t’ju ofendoja apo t’ua thosha ndonjë fjalë të keqe. Por nuk e kam ndërmend. Nuk do t’ju ofendoj vetëm sepse jeni femër!”, tha ai.

Përkundër tendosjes, ai përsëriti qëndrimin tashmë të njohur se dëshiron kompromis me shqiptarët ku të dyja palët do të ndjenin dhembje.

Menjëherë pas kësaj, kur ai po merrte një pyetje nga një gazetar tjetër, presidenti serb po fshinte djersët duke dëshmuar se nuk ishte i koncentruar në pyetjen që po i bëhej.

Ndonëse pyetja iu bë në gjuhën angleze, ai është përgjigjur në serbisht, por gjatë konferencës është përgjigjur edhe në gjuhën angleze.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...