Kapet i dyshuari që vrau shqiptarin në Australi

Lajme

Kapet i dyshuari që vrau shqiptarin në Australi

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 10:33
Kapet i dyshuari që vrau shqiptarin në Australi

Policia australiane arrestoi vrasësin e dyshuar të 46-vjeçarit shqiptar në Australi, trupi i pajetë i të cilit u gjet brenda banesës së tij më 12 Tetor.

I arrestuari është Aaron Donald Carver 35 vjeç, i cili u kap ditën e premte në Queensland. Policia e akuzon atë për vrasje dhe vjedhje. 35-vjeçari do të dalë ditën e hënë para gjykatës. Ai u transferua në Adelaide, aty ku ndodhi krimi.

Në aeroport Aaron Donald Carver mbuloi fytyrën me xhaketë dhe refuzoi t’u përgjigjej gazetarëve që prisnin aty. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat