Daçiq: Le të vlerësojnë nëse iu shpaguhet grindja me Serbinë - Bota Sot
Daçiq: Le të vlerësojnë nëse iu shpaguhet grindja me Serbinë

Lajme

Daçiq: Le të vlerësojnë nëse iu shpaguhet grindja me Serbinë

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 13:07
Ivica Daçiq

Serbia do të bëjë gjithçka për të zhvilluar marrëdhënie të mira me të gjitha vendet në rajon, dhe iu takon atyre për të vlerësuar nëse do t’iu shpaguhet të grinden me Serbinë, ose të ketë marrëdhënie të mira, tha ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Kështu Daçiq komentoi, siç thotë ai, “goditjet e reja anësore" në Serbi nga rajoni, të tilla si ndalimi i hyrjes së katër intelektualëve serbë në Mal të Zi, për shkak  të rrezikimit të sigurisë kombëtare, por edhe deklaratës së anëtarit të zgjedhur të Presidencës së Bosnjës Zhelko Komshiq në të cilën "kujton Serbinë se kufiri është Drina".

"Ju e dini se sa do të ishte e gjatë kjo listë nëse Serbia aplikon të njëjtin kut”, komentoi ministri serb ndalimin nga ana e Malit të Zi, të cilin ai e sheh si një skandal të paparë.

Kur është fjala për Komshiq, Daçiq pyet se çfarë rreziku kanoset nga Serbia dhe Kroacia dhe pse një anëtar i zgjedhur i presidencës nga ana tjetër nuk ka tërhequr vërejtjen për disa vende islamike, kur ato arrijnë në Bosnje dhe i konsideron ato praktikisht territorin e tij në Evropë.

"Është e qartë se Komshiq po përpiqet të japë deklarata përkatëse për ata që votuan për të, por kjo nuk është asgjë e re. Ai është vetëm një nga anëtarët e presidencës ", thotë Daçiq.

Ai shton se Komshiq megjithatë duhet të marrë parasysh pozitën e Bosnjës kur  bën deklarata që i referohen vendeve të tjera në rajon.

Në të njëjtën kohë Daçiq vuri në dukje se pavarësisht kësaj, Serbia do të bëjë gjithçka për të zhvilluar marrëdhënie të mira me të gjitha vendet në rajon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...