Gashi dhe Sahin diskutojnë vazhdimin e bashkëpunimit për punën vullnetare - Bota Sot
Gashi dhe Sahin diskutojnë vazhdimin e bashkëpunimit për punën vullnetare

Lajme

Gashi dhe Sahin diskutojnë vazhdimin e bashkëpunimit për punën vullnetare

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 13:56
Kujtim Gashi, Murat Sahin

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot udhëheqësin e ri të zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin.

Ministri Gashi e uroi Sahin për pozitën e re si udhëheqës i zyrës së UNICEF-it në Kosovë dhe e falënderoi për gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar në realizimin e projekteve të përbashkëta për rininë.

Konkretisht në këtë takim u bisedua rreth vazhdimit të bashkëpunimit të MKRS-së dhe UNICEF-it në krijimin e platformës për njohjen e punës vullnetare.

“Në këtë platformë janë regjistruar mbi 3000 vullnetarë dhe afër 100 OJQ. Duke parë suksesin e platformës për vullnetarë është paraparë edhe një platformë për ekstremizmin dhe radikalizmin ku dhënia e grandeve do të jetë transparente”, ka thënë Gashi, sipas kumtesës për media.

Ndër të tjera ministri njoftoi udhëheqësin e UNICEF-it edhe për hapat që janë ndërmarrë nga ana e MKRS-së për përgatitjen e Strategjisë për Rini, draftin e së cilit tashmë MKRS e ka të përfunduar.

 “Realizimi i projekteve të përbashkëta me UNICEF-in, konsiston edhe me politikat tona si Ministri dhe ky bashkëpunim ka sjell sukses në aktivizimin e rinisë. Përmes realizimit të projekteve të tilla, ne po përmbushim edhe zotimet tona për përfaqësim të interesave të rinisë së vendit”, theksoi ndër të tjera ministri Gashi .

 Në anën tjetër, udhëheqësi i ri  i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, falënderoi ministrin Gashi për pritjen e tij. Ai u shpreh i gatshëm për të vazhduar punën e përbashkët në mënyrë që ky bashkëpunim të ndikoj në realizimin e projekteve në fuqizim të rinisë së Kosovës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...