Gjuriq: Kosova bllokoi dialogun e Brukselit, ja kur vazhdon ai

Lajme

Gjuriq: Kosova bllokoi dialogun e Brukselit, ja kur vazhdon ai

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 09:24
Marko Gjuriq

Vendimi i institucioneve të Kosovës për të rritur tatimin mbi mallrat nga Serbia me 10% është i rrezikshëm dhe i paligjshëm.

Kështu ka deklaruar drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, duke shtuar se vendimi i Kosovës bllokoi dialogun e Brukselit në të gjitha nivelet.

 “Parakushti i domosdoshëm për vazhdimin e dialogut të Brukselit është që menjëherë të shfuqizohet ky vendim i dëmshëm dhe i paligjshëm”, tha ai.

Qeveria e Kosovës ka vendosur gjatë mbledhjes së djeshme masë në importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Nga kjo masë përjashtohen produktet e brendeve ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, dy shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Për herë të parë kemi marrë masë mbrojtëse. Kemi marrë vendim për vënien e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnjës”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj.

Ndërsa, zëvendësi i tij Enver Hoxhaj ka thënë se Serbia është duke shpërndarë shuma të mëdha për ta dëmtuar sovranitetin e shtetit.

Ai ka thënë se këto masa janë kundërpërgjigje ndaj kësaj sjelljeje të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat