Ministria e Diasporës e quan shpifje, reagon Pacolli - Bota Sot
Ministria e Diasporës e quan shpifje, reagon Pacolli

Lajme

Ministria e Diasporës e quan shpifje, reagon Pacolli

Nga: N.Sh Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 23:17
Ministria e Diasporës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar ndaj Ministrisë së Diasporës, pasi kjo e fundit e ka quajtur shpifje një deklaratë të deputetes në lidhje me konsultimet qe do të mbahen në Gjermani me mërgimtarët tanë.

Pacolli thotë se, shkrimi i saj ka pasur sukses, pasi Ministria e ka bërë publike diskutimin që do të mbahet në Gjermani.

“Ministria në reagimin e saj shkruan “Ministria si për secilin aktivitet tjetër, ashtu edhe për konsultime publike mbi Ligjin, fton të gjitha shoqatat, grupet e interesit, diasporën tonë përmes postës elektronike, postimeve në faqet zyrtare dhe rrjetet sociale të Ministrisë, si dhe përmes Ambasadave dhe Konsullatave tona” por kjo vërtetë nuk është kështu. Nëse Ministria në të vërtetë ka bërë publike data e konsultimeve le t’a dëshmoj me fakte. Ministria ka shkelur edhe Rregulloren 05\2016 për Standardet Minimale për Procesin e Konsultimit Publik – Nenet 4, 7 dhe 8”, shkruan ndër tjera Pacolli në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Më poshtë shkrimi i plotë i deputetes:

MINISTRIA E DIASPORËS MERR GUXIMIN BËN PUBLIKE MË NË FUND KONSULTIMET QË DO TË MBAHEN NË GJERMANI

Reagimi im në facebook për mos informimin e drejtë dhe të saktë të mërgatës nga Ministria e Diasporës paska pasur sukses. Tani e pash që para 12 orëve në faqen zyrtare të Mininstrisë në facebook më në fund, edhe pse me shumë vonesë, i paskan bërë publike diskutimet që do të mbahen në Gjermani.

Në reagimin e Ministrisë statusin tim në facebook e paskan konsideruar si shpifje. Kaq mund të pritësh nga një Ministri e cila në vend se publikisht t’i kërkoj falje mërgatës për mungesën e transparencës informimin tim e quan shtrembërim dhe shpifje.

Ministria në reagimin e saj shkruan “Ministria si për secilin aktivitet tjetër, ashtu edhe për konsultime publike mbi Ligjin, fton të gjitha shoqatat, grupet e interesit, diasporën tonë përmes postës elektronike, postimeve në faqet zyrtare dhe rrjetet sociale të Ministrisë, si dhe përmes Ambasadave dhe Konsullatave tona” por kjo vërtetë nuk është kështu. Nëse Ministria në të vërtetë ka bërë publike data e konsultimeve le t’a dëshmoj me fakte. Ministria ka shkelur edhe Rregulloren 05\2016 për Standardet Minimale për Procesin e Konsultimit Publik – Nenet 4, 7 dhe 8.

1. Faqja zyrtare e Ministrisë së Diasporës

- 20 shtator 2018 – gjeni shpalljen e publikuar për konsultime publike për Projekt Ligjin për Diasporën. Por në këtë shpallje nuk ka asnjë datë të publikuar për konsultimet publike me mërgatën.

- Pasi unë pata reaguar tek zyrtarët e Ministrisë për mos njoftim publik të mërgatës dhe pas kritikave nga mërgata në Lion për mos informimi me datë 9 tetor bëjnë publike konsultimet në Zvicër të cilat mbaheshin me datë 12, 13 dhe 14 tetor. E quajnë veten transparent por i bëjnë ftesë mërgatës vetëm dy ditë para konsultimeve. Dhe për këtë njoftim të vonshëm kanë marrë kritika të ashpra edhe nga mërgata në Zvicër.

- 18 tetor publikohet njoftimi për zgjatje të afatit për konsultim publik por nuk publikohen konsultimet publike që kishte plan të organizonte Ministria.

- 20 tetor mbahet konsultimi publik në Halmstad, Suedi, por në faqen zyrtare nuk ka asnjë njoftim.

- 5 nëntor Ministria bën publike konsultimet në Stamboll dhe Izmir. Por njoftimi bëhet vetëm një ditë para konsultimit i cili u mbajt me 6 nëntor në Stamboll dhe me datë 9 do të mbahet në Izmir.

- 8 nëntor pas reagimit tim në facebook Ministria ka bërë publike konsultimet që do të mbahen në Gjermani.

- Në faqen zyrtare të Ministrisë nuk janë bërë ende publike konsultimet e planifikuara në Austri, Belgjikë, Angli dhe Amerikë.

2. Faqja zyrtare e Ministrisë në Facebook

- 28 shtator publikon shpalljen e konsultimeve publike për Projekt Ligjin për Diasporën pa njoftim paraprak për konsultimet e planifikuara me mërgatën. (8 ditë më vonë pas shpalljes së njëjtë që ishte publikuar në faqen elektronike me 20 shtator)

- Pasi reagimit tim tek zyrtarët e Ministrisë për mos njoftim publik të mërgatës dhe pak kritikave nga mërgata në Lion për mos informimi me datë. 9 tetor bëjnë publike konsultimet në Zvicër të cilat mbaheshin me datë 12, 13 dhe 14 tetor.

- Nuk bëhet fare publike data e konsultimit publik në Halmstad, Suedi, e cila është mbajtur me datë 20 tetor.

- Dhe vetëm 12 orë më parë, pas reagimit tim të “shtrembëruar” Ministria merr guximin të njoftoj mërgatën për konsultimet në Gjermani.

3. Njoftimi përmes Ambasadave dhe Konsullatave

- Për konsultimin publik të mbajtur në Paris me datë 9 tetor Ambasada e Kosovës është njoftuar vetëm me datë 5 tetor e premte në fund të orarit të punë. Në kohë të njëjtë jemi njotuar edhe ne deputetët. Mërgata në Paris nuk është njoftuar fare. E për shkak se Ambasada nuk është njoftuar me kohë. Që të bëjë përgatitjet konsultimi publik për Projekt Ligjin për Diasporën është bërë bashkë me Sesionin Informues “Klima e Investimeve në Kosovë” ku pjasëmarrës në këtë konsultim kanë qenë vetëm përfaqësuesit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë dhe Përfaqësuesi i Asociacionit të Avokatëve në Britani dhe 4-5 biznismen shqiptarë të cilët ishin të interesuar për investime sepse për atë ishin ftuar ndërsa të tjerët ishin delgacioni nga Kosova.

- Sic duket të gjitha Ambasadat dhe Konsullatat janë njoftuar me vonesë. Ditëve të fundit ka qenë në pikëpyetje se a do të mbahen konsultimet në Gjermani për shkak të mos koordinimit në mes të Ambasadës dhe Ministrisë.

4. Njoftimi përmes Shoqatave

- Shoqata Shqiptare “Iliria” në Lion është njoftuar vetëm një apo dy ditë para konsultimit e cila ka bërë punën e saj që për kohë shumë të shkurtër në konsultime kishte arritur të sjelli diku 15 persona. Dhe për këtë kishte ankesa në Lion.

- Ankesa kishte edhe në Gjenevë, Bernë, dhe Cyrih.

Më tutje në reagim thuhet se “përmendet për lista të caktuara … dhe kjo është vetëm shtrembërim i së vërtetës”. Një fjalë e urtë popullore thotë “… mos e vet se tregon vetë”. Listat e caktuara janë përmendur nga vetë zyrtari i Ministrisë i cili shkon tutje e deklaron se “është ai i cili vendos se kush ftohet e kush jo”. Është mirë që Ministria të pyes zyrtarin e saj për këto listat e caktuara.

Pastaj, Ministria më tregon se cilat janë të drejtat e mia si deputete dhe konstaton se dëshira ime qenka që ky proces të dështojë. Për Ministrinë kërkesa ime për informim të drejtë dhe të saktë të mërgatës, për të cilën arësye unë e kam kritikuar, po e dështojka procesin!? Pra, këtu pikërisht qëndron i tërë problemi. Ministria ka sjellë një copë letër për diskutim që nuk mund të quhet as projekt-ligj me plot gabime ligjore e drejtshkrimore e po ngutet shpejt e shpejt t’a kontrabandoj pa e konsultuar fare me mërgatën. Po, normal që Ministria i frikësohet informimit të drejtë dhe i saktë sepse mërgata nuk pranon një projekt ligj të tillë.

E në fund më korigjon se paskam shkruar datën gabim. Po, e paskam shkruar gabim sepse Ministria duke qenë shumë transparente nuk na informon saktë as neve deputetëve. Këtë datë e kam marrë nga zyrtari i Ministrisë . Unë sot kam pranuar data dhe oraret e sakta për konsultimet publike në Gjermani dhe sot e kam postuar menjëherë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...