Kosova të shpërbëj edhe strukturat paralele, pastaj Serbia kërkon pajtim

Lajme

Kosova të shpërbëj edhe strukturat paralele, pastaj Serbia kërkon pajtim

Nga: N.Sh Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 22:31
Ilustrim

Bekim Slihu nga Instituti GAB, thotë se Kosova pas taksës 100% që e rriti për produktet serbe tash duhet të veproj edhe në veri të Kosovës.

Sipas tij, Kosova tash duhet të nis me i shpërbë strukturat paralele që udhëhiqen nga serbët në 10 vendbanime të Kosovës.

Ai thotë se thash Serbia po kërkon marrëveshje, kurse pas kësaj Serbia do të kërkoj edhe pajtim.

“Serbia tani po kërkon marrëveshje. Kosova pas taksës duhet të nis t’i shpërbejë strukturat paralele që udhëhiqen nga serbët në 10 vendbanime të Kosovës. Pas kësaj e kemi të sigurt që Serbia nuk do të kërkoj vetëm marrëveshje, por edhe pajtim. Politika zyrtare e Serbisë nuk do të ndryshoj kundruall nesh duke ndjekur ne ‘qasje konstruktive’, por vetëm duke u treguar serioz e rigoroz karshi saj”, shkruan Salihu në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat