Komuna e Tuzit bëhet me bustin e “Skënderbeut”

Lajme

Komuna e Tuzit bëhet me bustin e “Skënderbeut”

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 00:49
Komuna e Tuzit bëhet me bustin e “Skënderbeut”

Tuz, 22 nëntor  -Busti i heroit tonë kombëtar “Skënderbeu” do të ngrihet së shpejti në Zatrijepqe të komunës së Tuzit, jo larg kryeqytetit malazias në Podgoricë. Busti do vëhet perballë shkollës fillore që mban emrin e tij, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” Nike Gjeloshajk, kryetar i Alternatives shqiptare në këtë Repubilkë më të vogel ish-jugollsave.

“Pas angazhimeve të shumta, duke filluar procedurat në komunën e Podgoricës, dokumentacioni u transferua në komunën e Tuzit. Kjo nismë ka marrë mbështetjen e shumicës në kuvendin komunal ne Tuz,” ka shtuar z.Gjeloshaj.

“SKENDERBEU” pushton qendrat botërore: Gjenevë, Londër, New York, Bruksel, Romë, Budapestë…Ka mbetur vetem Beogradi, Athina dhe Moska pa pushtuar…

Shqiptarët e Skënderbeut përfaqësojnë heroin e kombit dhe luftëtarin e lirisë, dhe karakteri i tij shfaqet në këngët e shumta popullore. Ai erdhi nga një familje feudale Kastrioti se që nga mesi i 14 deri në mes të 15 pjesëve të shekullit të kontrolluara të Shqipërisë qendrore dhe Maqedoninë lindore.

Më 17 janar 1468, ai vdiq nga malaria në qytetin shqiptar ne Lezhe. Përveç monumentit në Tuz, ku shumica jane shqiptare, monumenti i Skënderbeu do të ngrihet në qendër të Ulqinit.

Me ngrijen e bustit te Skenderbeut ne Tuz mund te thuhëet lirisht se heroi ynë kombëtar “SKENDERBEU” në metropole dhe qendra botërore po lobon me se miri për Kosovën dhe shqiptarët. Ka mbetur vetëm Beogradi, Athina dhe Moska pa pushtuar.

Pra “Skenderbeu” sot ju bën roje shqiptarëve sot në 13 qendra në ballkan dhe evropiane si në:  Tirane, Prishtinë,  Shkup, Preshevë, Gjenevë, Tuz, Ulqin, Londër, New York, Bruksel, Romë, Budapestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat