Kryeministrja Bërnabiq i “përgjërohet” Kosovës: Hiqeni taksën, po rrezikohet shëndeti i serbëve!

Lajme

Kryeministrja Bërnabiq i “përgjërohet” Kosovës: Hiqeni taksën, po rrezikohet shëndeti i serbëve!

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 19:35
Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka mbështetur protestën e sotme të studentëve të Mitrovicës veriore, të cilët kundërshtuan tarifën e vendosur nga autoritetet e Kosovës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

Përmes një postimi në “Twitter”, ajo ka shkruar se këto tarifa ndikojnë direkt në shëndetin e serbëve që jetojnë në Kosovë

“Është e dëmshme kjo për shkak të mungesës me furnizimet ushqimore, produktet energjetike dhe gazetat serbe. Pra, me eliminimin e taksës do të sigurohet e drejtat dhe liria për të gjithë”, është shprehur ajo.

Ndryshe, studentët protestuan sot me moton “Evropa, nga fjalët ne vepra”, ndërsa njoftimi i cili iu shpërnda mediave, u lexua vetëm me gjuhën e shenjave. “Evropa po lejon që në kufijt e saj të ndodhë katastrofa humanitare dhe me kokëfortësi mbyllë sytë” thuhet në deklaratë.

Vlen të theksohet se protestat e ditëve të fundit në veri kanë pasuar dorëheqjen e katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri, të cilët ndërprenë çdo komunikim me autoritetet në Prishtinë për shkak të tarifës ndaj mallrave serbe dhe atyre nga Bosnja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat