Si i shpëtuan Ceca dhe Arkani bombardimeve të NATO-s

Lajme

Si i shpëtuan Ceca dhe Arkani bombardimeve të NATO-s

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 21:01
Svetlana Raznatoviq dhe burri i saj, Zheljko Razhnjatoviq Arkan

Këngëtarja serbe, Svetlana Raznatoviq dhe burri i saj, Zheljko Razhnjatoviq Arkan gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s kanë shkuar shpesh në hotelin “Hyatt” në Beograd, përshkak të frikës për të qëndruar në shtëpi.

Siç kishte shkruar ‘AP’ Arsyeja e vizitave të tyre të shpeshta në hotelin “Hyatt” ishte përshkak se rrezikonin të ishin objektiv i NATO-s.

“Arkani dhe këngëtarja e njohur popullore serbe, Ceca ishin vizitorë të shpeshtë të hotelit Hyatt në Beograd gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s. Me sa duket kishin frikë të qëndronin në shtëpi, sepse rrezikonin të ishin objektiv i NATO-s”, kishte shkruar AP.

Këngëtarja serbe, Svetlana Raznatoviq sot ka performuar disa këngë folk serbe në veri të Mitrovicës në Republikën e Kosovës.

Gjatë këtij koncerti u komentua numëri i vogël i pjesëmarrësve, por Ceca e kundërshtoi këtë duke thënë se në atë koncert të pranishëm ishin mbi 10 mijë persona.

“Një nga momentet më emocionuese në jetën time. Nuk kam fjalë që mund të përshkruaj momentin kur pashë gjithë ata njerëz. Për transparencë në koncert ishin më shumë se 10 mijë njerëz”, ka shkruar ajo mbi disa fotografi të publikuara në “Instagram” nga ky koncert.

Ceca ishte gruaja e shefit të mafias serbe, Zhljko Raznatoviq, i njohur si Arkani. Arkani ishte udhëheqës paramilitar dhe vrasës i mijëra shqiptarëve në luftën e Kosovës. Ai u vra në rrethana shumë misterioze më 15 janar të vitit 2000 në hotelin Plaza në Beograd. Pas vdekjes së tij, Ceca u zhduk nga mediat për një vit. Por megjithatë Arkani i la Cecës dy fëmijë dhe 14 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat