Haradinaj sjell ndalesa të reja për Serbinë në Kosovë

Lajme

Haradinaj sjell ndalesa të reja për Serbinë në Kosovë

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 12:45
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj po përgatitë edhe disa masa kundër Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po përgatitë edhe disa masa kundër Serbisë.

Fatmir Sheholli, në cilësinë e analistit politik, i ka thënë TV First në Beograd, se ai pret që në mesin e masave që do të ndërmarrë Haradinaj, do të jetë ‘edhe ndalimi i përdorimit të dinarit në territorin e Kosovës’.

“E para, mund të jetë ndalimi i përdorimit të dinarit në territorin e Kosovës dhe e dyta, të gjitha lëvizjet tjera në mënyrë që në çdo komunë të funksionojnë këto masa’, ka thënë Sheholli.

Më pas, ai ka thënë edhe se masë tjetër mund të jetë urdhri që veturat që hyjnë nga Serbia në Kosovë t’i ndërrojnë tabelat (ngjashëm siç e kanë edhe kosovarët këtë masë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat