Media e njohur serbe, Kurir ka shkruar një propagandë pas disfatës së Serbisë në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të Sigurisë së OKB-së, transmeton “Bota sot”.
Sipas medias serbe, presidenti i Kosovës përdori një fjalim të shkruar nga Vlora Çitaku dhe i lexuar më 14 nëntor të këtij viti, pikërisht nga Çitaku.
Kjo media serbe e përshkruan si “të mbushur me ethe qëndrimin e Vlora Çitakut, e ulur prapa Thaçit”.
“Presidenti i të ashtuquajturës Kosovë, Hashim Thaçi, duke iu drejtuar sesionit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përdori një fjalim të shkruar nga një shqiptare që po tërhiqte të gjitha qëllimet në Amerikë! Ambasadorja e të ashtuquajturës Kosovë, Vlora Çitaku, i shkroi një fjalim Hashim Thaçit dhe u ul gjatë gjithë seancës pas tij dhe e mbushi me ethe”, shkruan Kurir, përcjellë “Bota sot”.
Kurir serb gënjen kur shkruan se Vlora Çitaku kishte thënë se asnjë qytetarë i Kosovës nuk ka të drejtë të vë veton për themelimin e ushtrisë së Kosovës.
“Asnjë qytetar i Kosovës nuk ka të drejtë të vërë veton për themelimin e ushtrisë së Kosovës. Kjo është një çështje e vendimit sovran që do të sjellë së shpejti Kosova. Kjo nuk është e kundërta e vendimit të Rezolutës 1244, "tha Çitaku më 14 nëntor 2018”, ka cituar rrejshëm Kuriri serb, transmeton “Bota sot”.
Videon e publikuar nga Kurir, mund ta shikoni KËTU.