Për të fjetur mirë, femrat zgjedhin qenin si partner! - Bota Sot
Për të fjetur mirë, femrat zgjedhin qenin si partner!

Life style

Për të fjetur mirë, femrat zgjedhin qenin si partner!

Më: 2 janar 2019 Në ora: 20:35
Ilustrim

Ato që kanë shoqërinë e një qeni, gjatë natës kanë tendencë të shkojnë më herët në shtrat, të flenë më mirë dhe të zgjohen herët në mëngjes.

Ka nga ata njerëz që kurrë nuk duan që kafshët shtëpiake të flenë pranë tyre për shkak të higjienës, por sipas hulumtimeve të reja nga “Canisius Collegge” në Buffalo (SHBA), i publikuar në revistën “Anthrozoos”, qentë duket se janë miqtë më të mirë në shtrat për femrat, në krahasim me macet dhe deri te partnerët.

Fjetja pranë një qeni mund t’i bëjë gjithashtu gratë të ndihen më të rehatshme dhe më të sigurta sesa me një partner human.

Studimi shqyrtoi kërshërinë e femrave të rritura amerikane: 55% raportuan për ndarjen e shtratit me të paktën një qen dhe 31% me të paktën një mace. Të tjerat, zgjodhën, zakonisht partnerin.

Analiza e disa të dhënave tregoi se qentë kishin më pak gjasa të zgjonin pronarët e tyre në mes të natës, sesa macet dhe partnerët.

Hulumtimi gjithashtu gjeti se si macet, ashtu edhe njerëzit, ishin të shqetësuar në mënyrë të barabartë nga gjumi i grave dhe u jep atyre një ndjenjë më të ulët të mirëqenies dhe sigurisë sesa qentë.

Pronaret e mikut me 4 putra, kanë raportuar gjithashtu se flenë dhe zgjohen përpara atyre të tjerave, që kanë një mace dhe pjesëmarrëseve që nuk kanë një kafshët shtëpiake. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...