Japonezja tregon trukun për palosjen e pashembullt të rrobave - Bota Sot
Japonezja tregon trukun për palosjen e pashembullt të rrobave

Life style

Japonezja tregon trukun për palosjen e pashembullt të rrobave

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 10:41
Marie Kondo tregon metodën të cilën e ka quajtur “palosje vertikale"

Secili nga ne ka ndonjë mënyrë të veten të palosjes së rrobave në dollap, mirëpo tani ekspertja japoneze demonstron metodën më të mençur, e cila do t’ju kursejë hapësirë në rafte

Marie Kondo tregon metodën të cilën e ka quajtur “palosje vertikale”, me ndihmën e së cilës gjithmonë do të keni pamje të shkëlqyeshme në rroba nga perspektiva e zogut dhe të gjitha rrobat do të jenë të dukshme.

Metodën e saj e ka demonstruar stilisti i ITV-së, Mark Heyes, në emisionin “This Morning”.

Metoda është e aplikueshme në triko, fanella me mëngë të shkurtra, pantallona, madje edhe shalle.

Marrim si shembull fanellën me mëngë të shkurtra. Më parë paloseni në mënyrë klasike, pastaj lakojeni derisa t’ia zvogëloni krejtësisht sipërfaqen.

Marie propozon të që gjeni kuti të vogla (mund t’ju shërbejnë edhe kutitë e këpucëve), të cilat do t’i vini në sirtarë, pastaj në to i ndani pjesët e veshjeve ashtu siç do t’ju përshtatet më së miri.

Në këtë mënyrë asnjë rrobë e veshjeve nuk do të përfundojnë në fund, por të gjitha do të jenë të palosura njëra pranë tjetrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...