Cilat gjëra gjatë dimrit nuk duhet t’i lini në automobil?

Life style

Cilat gjëra gjatë dimrit nuk duhet t’i lini në automobil?

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Gjatë dimrit duhet të jeni të kujdesshëm për atë që lini në makinë.

Ju nuk duhet t'i lini këto gjëra në makinën tuaj:

1. Telefon mobil, tabletë ose laptop

Mos i lini këto pajisje në makinë nëse temperatura bie nën zero gradë Celsius. Bateritë në pajisje të tilla mund të dëmtohen nëse ato janë të ekspozuar ndaj temperaturave nën zero për një periudhë më të gjatë kohore.

2. Barnat

Ato duhet ruajtur në temperatura prej 14 deri në 30 gradë Celsius, dhe nëse ruhen në temperatura të ulëta dhe të larta, mund të humbasin efektivitetin e tyre.

3. Objekte druri

Mos i lini instrumente muzikore prej druri, pjesë mobiliesh dhe objekte të ngjashme druri në makinën tuaj, pasi mund të dëmtohen përgjithmonë në temperatura të ulëta dhe në ajër të thatë.

4. Ushqime të konservuara 

Një nga përparësitë e ushqimeve të konservuara është jetëgjatësia e tyre, por kjo nuk do të thotë se i tolerojnë të gjitha temperaturat. Ato duhet të ruhen në  temperaturë mbi 10 gradë Celsius

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat