Lidhje e re – hera e parë!

Life style

Lidhje e re – hera e parë!

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 21:23
Ilustrim

Sapo keni nisur një lidhje të re dhe sot është nata juaj ‘e parë’ e seksit. Edhe pse mund të duket pak e habitshme, ka disa rregulla që duhen respektuar në këtë marrëdhënie seksuale.

Nëse kjo marrëdhënie nuk është sa për një natë dhe doni diçka serioze, ja cilat janë këshillat për të shmangur gabimet në krevat.

Relaks!

Sillu natyrshëm dhe qetësisht. Ky ishte një moment që do të ndodhte dhe ju e prisnit të dy! Mos u trego vulgare!

Këtë herë, mos drejto

Meshkujt në pjesën më të madhe duan të ndihen gjahtarë. Të paktën për këtë herë të parë lejoja atij të drejtojë marrëdhënien intime. Ai e ka këtë të drejtë natën e parë.

Po seksi oral?

Ka mendime të ndryshme nëse seksi oral duhet të jetë pjesë e ‘menysë’ natën e parë. Disa mendojnë se partnerët duhet t’ia shprehin njëri-tjetrit këtë kërkesë. Por psikologët i këshillojnë femrat që këtë mbrëmje ‘të marrin’ më shumë se sa ‘të japin’.

Kjo nuk do të thotë që duhet të shtiresh nëse diçka nuk të pëlqen. Bisedoje me të!

Fol

Mos bëj gabimin e ‘gojës së mbyllur’. Sigurisht, nuk është se do të të duhet të flasësh për çështje pune, por diçka joshëse, intime apo britma kënaqësie janë elementet që do ta bëjnë atë të kuptojë se gjithçka po shkon mirë.

Një këshillë: Gjatë seksit, mos e pyet nëse i pëlqen apo jo.

Mos qesh

Ai mund të mendojë se po qeshni me trupin e tij ose, më keq akoma, me përmasat e ‘’thesarit’.

Higjiena personale

Mos e neglizho higjienën personale! Sigurisht, aromat femërore e eksitojnë mashkullin, por qëndro tek zgjedhjet natyrale – mos e tepro me parfume të forta.

Mos u shtir

E fundit, por më e rëndësishmja: Ji vetvetja. Nuk është e nevojshme të shtiresh sikur të pëlqen gjithçka. Kjo ndodh rrallë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat