Si bartet buzëkuqi bordo?

Life style

Si bartet buzëkuqi bordo?

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 18:43
Ilustrim

Buzëkuqi bordo do të jetë hit i vërtetë në të gjitha nuancat e tij gjatë tërë sezonit të dimrit, por edhe në pranverë.

Por, sa është modern buzëkuqi bordo, është edhe i vështirë. Të gjitha nuancat bordo janë shumë të errëta që t’u rrinë bukur të gjithëve. Ja disa këshilla.

Për buzë të plota

Buzëkuqi bordo u rri mirë femrave që kanë buzë të plota, sepse ai vizualisht e zvogëlon vëllimin e tyre. Nëse keni buzë të holla, mos e pasoni këtë trend. Por, nëse megjithatë keni dëshirë, atëherë hijesoni skajet e buzëve me hije të bardhë shkëlqyese. Kështu, buzët do t’ju duken më të trasha.

E rrudhat?

Nëse keni rrudha rreth gojës, duhet ta evitoni përdorimin e këtij buzëkuqi. Kjo ngjyrë nuk është ideale për vajza tepër të reja, e as për plakat. Më së miri u rri femrave të moshës së mesme.

Hijet e buta

Buzëkuqi borde duhet të kombinohet me grim modest. Mjafton që të veni pak maskarë dhe hije të ndritshme në sy. Buzëkuqi duhet të jetë neutral. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat