5 gjëra që nuk duhet ti thoni kur doni të ndaheni! - Bota Sot
5 gjëra që nuk duhet ti thoni kur doni të ndaheni!

Life style

5 gjëra që nuk duhet ti thoni kur doni të ndaheni!

Më: 7 mars 2019 Në ora: 22:49
Foto ilustruese

April Masini, një eksperte e lidhjes tha se duhet të tregoheni të sinqertë mirëpo jo deri në atë masë sa të lëndoni dikë. Ai tha, të mos i jepni partnerit shpresa të rreme, gjatë një ndarjeje.

Ja ku janë 5 gjërat që nuk duhet ti thuash gjatë ndarjes:

Mos thoni “është i gjithi faji yt”, pasi kjo mund të nxisë argumente

Masini tha se nuk është mirë të luanin lojën e fajit. Mos drejtoni gishtin. Mos harroni, ju jeni gjysma e lidhjes. Nuk është faji vetëm tek një person, asnjëherë.

Në vend se të thoni “Kjo ndarje është për shkakun tënd”, mund të thoni “Do të dëshiroja që gjërat të kishin shkuar më mirë.”

Nëse nuk keni qëllime të ktheheni me partnerin, mos thoni “Kam nevojë për pak pushim”

Mos i thoni dikujt që thjesht keni nevojë për pak pushim, nëse nuk do të ktheheni më.

Mos thoni gjëra si “Do të dëgjohemi”, kjo është e paqartë;

Masini tha se nuk duhet të bëni premtime të rrejshme si “Do të dëgjohemi së shpejti”, por duhet të tregoheni më direkt.

Ti thoni dikujt “Ti meriton më shumë se unë”, mund të bëjë personin në fjalë nervoz dhe konfuz;

Masini thotë se në vend që ti tregoni partnerit që ju e keni trajtuar keq, thoni atij/asaj që “TI ishe i mrekullueshëm dhe kurrë nuk do ta harroj këtë.”

Mos thoni “Dua të jemi miq” sidomos nëse nuk e mendoni këtë;

Edhe pse ju duket sikur po zbutni situatën me këtë fjali, kjo mund të jetë edhe më e vështirë për personin në fjalë. Mos krijoni shpresa të rrejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...