Dhembja e kokës gjatë shtatzënisë: Shkaktarët dhe shërimi - Bota Sot
Dhembja e kokës gjatë shtatzënisë: Shkaktarët dhe shërimi

Life style

Dhembja e kokës gjatë shtatzënisë: Shkaktarët dhe shërimi

Më: 30 mars 2019 Në ora: 14:09
Ilustrim

Dhembja e kokës është një ndër përvojat më të shpeshta dhe të pakëndshme gjatë shtatzënisë

Mund të shfaqen gjatë gjithë shtatzënisë, mirëpo më së shpeshti në tremujorin e parë dhe të tretë.

Dhembja e kokës gjatë tremujorit të parë

Trupin tuaj e vërshojnë hormonet dhe rritet sasia e gjakut. Këto dy ndryshime intensive mund të nxisin dhembje të shpeshta koke të cilat edhe më shumë e shtojnë stresin, qëndrimin e keq apo problemet me shikimin.

Ekzistojnë edhe shkaktarë të tjerë të shpeshtë të dhembjes së kokës të cilat ndikojnë veç e veç apo të bashkuara, – ato janë:

– mungesa e gjumit;
– niveli i ulët i sheqerit në gjak;
– dehidratimi
– ndërprerja e konsumimit të kafeinës;
– stresi.

Dhembja e kokës gjatë tremujorit të tretë

Dhembja e kokës në këtë periudhë më së shpeshti është e lidhur me qëndrimin e keq të trupit, i cili është i ngarkuar me peshën shtesë.

Në tremujorin e tretë të shtatzënisë dhembja e kokës gjithashtu mund të shkaktojë preeklampsinë, gjendje kur shtatzëna ka shtypje të lartë të gjakut.

Migrena

Femrave, të cilat zakonisht kanë migrenë, mund t’u ndodhë që gjatë shtatzënisë të kenë më pak sulme apo të mos kenë fare. Mirëpo, mund të ndodhë edhe që ndryshimet hormonale të nxisin edhe më shumë sulme.

Nëse keni migrenë, është shumë me rëndësi që t’i tregoni mjekut, në mënyrë që t’ju përcaktojë terapinë përkatëse.

Mënyra më e mirë, natyrisht, është preventiva, përkatësisht do të duhej që:

– të bëni ushtrime të lehta për forcim të shpinës dhe qëndrim të drejtë;
– sa më shumë pushoni dhe qetësohuni;
– hani racione të shëndetshme dhe të balancuara;
– këndelluni;
– përdorni kompresa të ftohta apo të nxehta

Merrni medikamente

Nëse nuk keni mundësi që në këtë mënyrë të bëni preventivë të dhembjes së kokës, ekzistojnë edhe mënyra të tjera që të liroheni nga dhembja, – ato janë medikamentet.

Nëse detyroheni të përdorni medikamente, atëherë ato patjetër duhet të kenë bazë natyrale.

Ilaçet siç janë aspirina dhe ibubrufeni në shumicën e rasteve nuk rekomandohen, derisa paracetamoli kryesisht lejohet nën kujdesin e mjekëve.

Dhembjen e kokës mund ta zbusni edhe në këto mënyra natyrale:

– dhembjet sinusale mund të zbusni me kompresë të ngrohtë e cila vihet në sy dhe në hundë;
– tensionet e dhembjes së kokës zbuten me kompresë të ftohtë e cila vendoset në qafë;
– me mbajtjen e nivelit të sheqerit në gjak dhe me konsumimin e racioneve të shpeshta por të vogla;
– me masazhin e qafës dhe të supeve;
– me shtrirje në hapësira të errëta dhe me frymëmarrje të thellë;
– me dush të ngrohtë.

Shkaktarët më të shpeshtë të migrenës të cilët duhet të shmangen janë:

– çokollata
– alkooli
– jogurti
– djathi i vjetër,
– kikirikët,
– buka nga thami i freskët,
– produktet e mishit,
– ajka.

Kur duhet patjetër të shkoni te mjeku?

Fatkeqësisht, dhembja e kokës është e zakonshme gjatë shtatzënisë, megjithatë, nëse nuk ju ndihmon asgjë nga ato që i përmendëm dhe nuk ndieni lehtësim, do të duhej të shkonit te mjeku, posaçërisht në këto raste:

– para marrjes së cilido medikament i cili nuk është paracetamol
– nëse nuk ndieni kurrfarë lehtësimi edhe pasi të keni provuar të gjitha këto që i përmendëm më lart,
– nëse dhembja e kokës përkeqësohet dhe bëhet më e shpeshtë
– nëse dhembja e kokës është ndryshe nga ato që i ndieni zakonisht
– nëse bashkë me dhembjen e kokës shfaqet edhe shikim i mjegulluar, papritur shtoni peshë trupore, dhembje në abdomenin e sipërm apo të epërm, ënjtje të duarve dhe fytyrës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...