"Bëra seks me banakieren, por nuk dua ta humbas as të dashurën time"

Life style

"Bëra seks me banakieren, por nuk dua ta humbas as të dashurën time"

Nga: Bota sot Më: 6 prill 2019 Në ora: 09:12
Ilustrim

E dashura psikologe: Unë dola me banakieren në lokalin tonë gjatë javës së kaluar. Seksi ishte i mahnitësh, por e di që rrezikoj një marrëdhënie të shkëlqyer.

Unë jam 23 vjeqar dhe e dashura ime është 22 vjeqare dhe jemi bashkë për më tepër se dy vjet. Të dy jetojmë ende me prindërit tanë, sepse ata nuk na lejojnë dot. Ajo është thjeshtë vajza më e bukur që e kam takuar ndonjëherë. Unë e dua atë dhe më pëlqen të jem me të.

Por pse e tradhtova atë? Unë i bëj premtime vetes se do të jem besnik, por të premten e kaluar nuk isha i tillë. Unë fillova të firtoj me banakierën sapo shkova në pijetore. Nuk e kisha parë më parë. Ajo është 19 vjeq dhe shumë e bukur.

Edhe ajo flirtonte dhe unë u befasova kur ajo pranoj të vinte për një kafe me mua. Ne u drejtuam për në dhomën tome dhe patëm seks të nxehtë atë natë dhe në mëngjes para se të nisem për punë.

Vetëm pas kësaj e pyeta veten pse e bëra një budallaq të tillë sërish? E dashura ime e di që në pjesën më të madhe të kohës e kam tradhtuar dhe ajo më ka falur cdo herë. Por tani ajo mund ta ketë humbur durimin.

Edhe mami im është lodhur duke sjellë vajza të reja në shtëpi. Unë e di që jam i frikësuar tani nga përgjegjësia, por edhe e dashura ime njëherë nuk e ka në plan të zhvendoset me mua.

Jam i shqetësuar sepse nuk do të jem në gjendje të argëtohem me miqtë kur të kem një grua dhe një fëmijë.

E dashura ime është ajo që dua ta kaloj pjesën tjetër të jetës, kështu që pse rrezikoj gjithqka me gra tjera?

Psikologia përgjigjet: Shikoni pse jeni i frikësuar për të marr përgjegjësi kur e dashura juaj nuk po bën zhurmë për të marr ndonjë hap tutje.

Ju e përmendët nënën tuaj, por jo edhe babain. A është ai në jetën tuaj? Nëse jo, ndoshta ju nuk e keni në kokën tuaj modelin e një njeriu që gëzon jetën familjare.

Nëse burrat e vetëm që i shihni ju mburren në pijetore, atëherë do të dilni shumë bosh në kërkim të një partnere të dashur.

Apo ndoshta edhe babai juaj është me ju, por martesa e prindërve tuaj nuk dukej si një lloj i marrëdhënies që dikush do ta dëshironte për vete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat