Këshilla të vlefshme për ata që punojnë përpara kompjuterit, duhet t’i zbatoni patjetër

Life style

Këshilla të vlefshme për ata që punojnë përpara kompjuterit, duhet t’i zbatoni patjetër

Më: 8 prill 2019 Në ora: 22:11
Ilustrim

Zhvillimet teknologjike janë të vrullshme kohët e fundit, dhe thuajse gjithçka është kthyer në një rutinë të përditshme sa i përket punës që ka secili.

Nëse punoni me orë të gjata përpara komjuterit duhet të keni parasysh disa këshilla që do t’ju vlejnë shumë.

Mbani kontakt të mirë kompjuter-sy

Mbani paralelisht sytë me ekranin e kompjuterit ndërkohë që punoni, kjo do të evitojë lodhjen e syve.

Qëndroni të hidratuar

Pirja e ujit është thelbësore për shëndet të mire. Përveçse ndihmon në rënien në peshë, për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe për të fituar më shumë energji, konsumimi i ujit do t’ju detyrojë të çoheni nga karrigia për të mbushur gotën ose për të shkuar në tualet.

Vendosni alarm

Sa herë që bie alarmi, kujtohuni të ecni pak nëpër zyrë, si një mënyrë për të pushuar.

Shmangni ashensorin

Përpiquni të përdorni shkallët në vend të ashensorit. Parkoni makinën sa më larg të jetë e mundur, në mënyrë që të keni mundësi të ecni çdo ditë.

Qëndroni pak minuta jashtë tavolinës

Kryerja e disa ushtrimeve të thjeshta mund të jetë çelësi për t’u relaksuar e për të vazhduar punën me më shumë efikasitet.

Rrisni madhësinë e shkronjave në kompjuter

Shpesh shkronjat e vogla mund të jenë shkaktarë të dhimbjes së kokës.

Hapni dhe mbyllni sytë shpesh herë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat