16% e meshkujve e aktrojnë orgazmën, por numri i femrave që e bëjnë këtë është shumë më i lartë

Life style

16% e meshkujve e aktrojnë orgazmën, por numri i femrave që e bëjnë këtë është shumë më i lartë

Më: 16 prill 2019 Në ora: 18:31
Ilustrim

A ju ka ndodhur ta aktroni orgazmën ndonjëherë? Nëse u përgjigjët me po, atëherë nuk jeni të vetmit.

Një anketim i fundit ka zbuluar se sa është numri i njerëzve që e aktrojnë orgazmën – dhe statistikat janë më të larta se ç’mendoni!

“Superdrug” së fundmi i ka anketuar mbi 1,000 persona nëse ndonjëherë e kanë aktruar orgazmën.

Rezultatet kanë treguar se 54.6% e femrave e kanë pranuar se e kanë bërë këtë.

Shumica e tyre kanë thënë se e kanë bërë këtë në mënyrë që t’ia mbrojnë partnerit ndjenjat.

Megjithëse mund të mendoni se është e vështirë për meshkujt ta aktrojnë orgazmën, duket se 16.4% prej tyre e kanë bërë këtë!

Nga këta meshkuj, 62% prej tyre kanë thënë se e kanë bërë për t’ia mbrojtur ndjenjat partneres, ndërkaq 35% tjerë e kanë bërë në mënyrë që seksi të përfundojë më shpejt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat