Shkenca: Meshkujt e mbivlerësojnë veten sa i përket bukurisë

Life style

Shkenca: Meshkujt e mbivlerësojnë veten sa i përket bukurisë

Më: 3 maj 2019 Në ora: 13:02
Ilustrim

Njerëzit mund të jenë shumë të ashpër kur është fjala për të treguar se si e shohin trupin e tyre.

Së fundmi është zbuluar se meshkujt janë më të prirë sesa femrat ta konsiderojnë veten si joshës.

Këto zbulime janë nga një studim i ri me shkencëtarë gjermanë, të cilët kishin kryer një eksperiment me 100 meshkuj dhe 100 femra, të gjithë të moshave 18 deri 30 vjet me një indeks të masës trupore (BMI) prej 18.5 deri në 23.5.

Për ndryshe, BMI-ja “ideale” për femrat konsiderohet të jetë 21.5 dhe 27.5 për meshkujt.

Sidoqoftë, shkencëtarët kanë konstatuar se meshkujt kanë tendenca ta mbivlerësojnë veten në aspektin e bukurisë, ndërkaq femrat e vlerësojnë veten thuajse ashtu siç janë në të vërtetë.

Autorët e studimit thonë se vetëbesimi i tepërt është fitimprurës për meshkujt sepse ndihen më të vlefshëm dhe më të kënaqur me trupin e tyre, por edhe u mundëson atyre t’i përballojnë më lehtë pasiguritë trupore që i kanë.

Por, përse femrat nuk e mbivlerësojnë bukurinë e tyre?

Ekspertët thonë se për femrat është e rëndësishme të shfaqen miqësore dhe t’i theksojnë ngjashmëritë në grup në mënyrë që të inkurajojnë harmoni dhe ndjenja pozitive në grup.

Kështu, femrat kanë më shumë konsideratë të mos e vlerësojnë veten si më të mirë sesa femrat tjera në mënyrë që të shmangin paraqitjen si egoiste apo mendjemadhe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat