Ç’tregojnë flokët për shëndetin tënd? - Bota Sot
Ç’tregojnë flokët për shëndetin tënd?

Life style

Ç’tregojnë flokët për shëndetin tënd?

Më: 21 maj 2019 Në ora: 15:41
Ilustrim

Është e mrekullueshme se si çdo pjesë e trupit tonë është e lidhur me tjetrën. Kur njëra s’është në ekuilibrin e duhur, ndikon medoemos tek tjetra

Shenjat që diçka s’po shkon mirë me shëndetin tuaj janë pafund. Sot, do të merremi me atë çfarë tregojnë flokët.

Ç’lidhje kanë ato me pjesën tjetër të trupit?

1. Mund të keni probleme me tiroidet

Folikulat e flokëve rregullohen nga hormoni i tiroides prandaj një nivel i ulët i këtij hormoni bën që folikulat të mos rigjenerohen. Kjo çon në rënien e flokëve ose dobësim të dendësisë. Nëse shihni që flokët tuaj po dobësohen, apo këputen fare lehtë, mendoni për gjëndrën e tiroides dhe kontrollojeni atë.

2. Trupi juaj ka mungesë hekuri

Këtë ua tregon rënia e flokëve. Hekuri është shumë i rëndësishëm për flokë të shëndetshëm, prandaj nëse shihni që pas dushit mungojnë shumë flokë, kujdes. Mund të jetë një shenjë paralajmëruese e anemisë.

3. Çfarë po ha, nuk mjafton!

Dieta ushqimore luan një rol shumë të rëndësishëm për shëndetin e flokëve tuaj. Nëse ju mungon shkëlqimi në flokë, është padyshim faji i gjërave që konsumoni. Përpiquni të mos i ndaheni frutave dhe perimeve nëse doni t’i ktheni sërish në jetë flokët tuaj.

4. Mund t’ju duhet të pini më shumë ujë!

Kryefjala është hidratimi! Nëse i doni flokët tuaj, hidratohuni gjatë gjithë ditës. E dini pse fundet e flokëve këputen kollaj? Sepse s’pini ujë sa duhet!

Edhe nëse doni flokë të gjatë, sekreti është sërish uji.

5. Mund të keni ndryshime hormonale

Ndryshimet hormonale gjatë jetës reflektojnë në flokët tuaj. Shtatzënia, periudha pas lindjes apo menopauza janë të gjitha ndryshime hormonale që kanë ndikimin e tyre tek flokët tanë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...