Pastrojini gjurmët e nikotinës nga muret

Life style

Pastrojini gjurmët e nikotinës nga muret

Më: 28 maj 2019 Në ora: 21:11
Ilustrim

Shenjat e nikotinës janë të verdha ose ngjyrë kafe, kanë erë të keqe dhe nuk janë të këndshme për sy

Largimi i shenjave të nikotinës nuk është i lehtë. Ekzistojnë disa mënyra të efektshme, por nëse nuk keni sukses, atëherë e keni si opsion ngjyrosjen me ngjyrë mbrojtëse apo ngjyrën që dëshironi ta keni në mur.

Tentoni t’i pastroni muret me fosfat natriumi terciar (sapun, detergjent…), kështu që përziejeni me ujë dhe me sfungjer fërkojini muret.

Pastrojini muret me amoniak, por kini kujdes që të mos e thithni avullin derisa e bëni këtë. Amoniakun shfrytëzojeni në hapësira më të tejdukshme, doemos përdorni dorëza mbrojtëse dhe syza. Përziejeni amoniakun dhe uthull në raport 1:1, si dhe shtoni disa pika detergjent të lëngshëm për larjen e enëve.

Pastrojini muret me lëvizje rrethore.

Shmangeni pastrimin e mureve me lecka dhe me peshqirë, sepse materialet e tilla vetëm do ta shpërndajnë edhe më shumë nikotinën në ngjyrën e murit. Shfrytëzoni vetëm sfungjer për pastrim.

Pastrojeni murin pjesë-pjesë dhe thajeni me sfungjer të pastër e të thatë. Kjo i pengon muret që të jenë të lagura dhe ndihmon në ruajtjen e ngjyrës ekzistuese në mur.

Vendoseni ngjyrën e parë mbrojtëse në mure, para se ta vendosni ngjyrën që e dëshironi, sepse në këtë mënyrë do të pengoni që shenjat e nikotinës të depërtojnë edhe në ngjyrën e re të murit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat