Gjashtë hapa të thjeshtë se si ta ushqeni marrëdhënien në çift

Life style

Gjashtë hapa të thjeshtë se si ta ushqeni marrëdhënien në çift

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 17:07
Ilustrim

Marrëdhënia në çift, nëse ushqehet vazhdimisht dhe me kujdes, zbulon një burim të pashtershëm dhe të pazëvendësueshëm të energjisë. Cilat janë shtyllat që e bëjnë të mundur këtë?

1.Bëni gjëra të ndryshme. Rregulli numër një i romancës janë surprizat. Nëse ju i blini një lule çdo të hënë është diçka e këndshme dhe romantike.

2.Bëni dhurata të paparashikuara. Nëse nuk jeni tipi i dhuratave, ndryshoni për pak dhe lëreni veten të lirë. Diçka e vogël simbolike mund ta ndryshojë atmosferën në një ambient romantik. Thyej rregullat, dil nga rutina. Ai/ajo do të mbesë i/e mrekulluar.

3.Lëreni të jetë vetvetja. Çelësi për një martesë të suksesshme është të pranosh se nuk duhet ta ndryshosh partnerin tënd.

4.Dy fjalë: Të dua. Nuk është asnjëherë e tepërt dhe vonë për të shprehur atë që ti ndien.

5.Gatuani atë që pëlqen më shumë partneri/ja juaj. Nëse keni një ritual, dilni nga ai dhe provoni diçka tjetër, diçka ndryshe.

6.Asnjëherë mos bini të flini të mërzitur. Asnjëherë mos shkoni të flini duke mbajtur mëri. Mundohuni të komunikoni dhe ta zgjidhni situatën. Një pajtim në fund të ditës mbetet gjithmonë i ëmbël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat