Kafshët shtëpiake: A është etike t’i mbajmë? - Bota Sot
Kafshët shtëpiake: A është etike t’i mbajmë?

Life style

Kafshët shtëpiake: A është etike t’i mbajmë?

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 17:18
Ilustrim

Sipas të dhënave zyrtare, gjysma e britanikëve në Mbretërinë e Bashkuar, mbajnë të paktën nga 1 kafshë shtëpiakë. Shumë prej tyre i shohin macet, qentë dhe lepujt me të cilët ndajnë shtëpitë e tyre, si pjesëtarë të familjes.

Por, edhe pse i duam, kujdesemi për to, kremtojmë ditëlindjet e tyre, dhe mbajmë zi kur ato nuk jetojnë më, a është etike tek e fundit jetike të mbash kafshënë shtëpi? Disa aktivistë dhe eticistë për të drejtat e kafshëve, përfshirë edhe veten, do të argumentonin se jo.

Institucioni i mbajtjes së kafshëve, është krejtësisht i padrejtë, pasi përfshin manipulimin e trupave, sjelljeve dhe jetës emocionale të kafshëve. Për shekuj me radhë, kafshët shtëpiake (veçanërisht qentë, kuajt dhe lepujt), i janë përshtatur modeleve dhe fantazive të njeriut. Dhe kjo i shkakton shpesh dëme të konsiderueshme fizike këtyre kafshëve.

Për shembull, raca të veçanta janë shumë të ndjeshme ndaj defekteve të dhimbshme, dhe shpesh fatale gjenetike. Karakteristikat fizike të çmuara – të tilla si shtati i vogël dhe i madh, ose hundët e shtypura – mund t’u shkaktojnë siklet dhe vështirësi në frymëmarrje, në lindje dhe në funksione të tjera normale.

Edhe ato kafshë që nuk janë edukuar qëllimisht për të jetuar mes njerëzve, përballen shpesh me manipulime trupore, që pengojnë rehatinë dhe sigurinë e tyre. Kjo mund të përfshijë veshjet e ngushta, që u shtëngojnë fytin, barkun apo veshët.

Por kafshët shtëpiake, janë gjithashtu shpesh të kufizuara në lëvizjet e tyre të përditshme. Shpesherë ato mbahen rregullisht në ambiente të mbyllura – gjithmonë sipas tekave të pronarëve të tyre njerëz. Kafshët shtëpiake, përforcojnë gjithashtu simbolikisht konceptin që grupet në nevojë, mund të jenë në pronësi dhe të kontrollohen plotësisht, për kënaqësinë dhe komoditetin e grupeve më të privilegjuara dhe të fuqishme.

Dhe kjo ka ndikime direkte, edhe për grupet e cënueshme të njerezve. Për shembull, seksizmi ekziston pjesërisht duke i trajtuar gratë si kafshë shtëpiake – “kotele”, “lepurushe” – dhe fizikisht duke i mbyllur ato në shtëpi, për të kënaqur dëshirat dhe për t’i shërbyer patriarkut të familjes.

Punonjësit socialë, e njohin lidhjen e fuqishme midis abuzimit të kafshëve, dhe abuzimit të fëmijëve dhe grave në mjediset e brendshme familjare. Ideja se është e pranueshme të manipulosh trupat dhe mendjet e një grupi të prekshëm, për t’iu përshtatur interesave të grupeve më të privilegjuara, është në përputhje me logjikën kulturore të represionit.

Nëpërmjet kësaj varësie të detyruar dhe zbutjes, jeta e kafshëve shoqëruese, kontrollohet thuajse plotësisht nga njerëzit. Ato mund të marrin fund në çdo kohë, dhe për arsyet nga më të parëndësishmet, duke përfshirë “probleme” të sjelljes, tek përkatësia në një race stereotipike, ose paaftësinë e pronarit (apo mungesës së vullnetit) për t’i kushtuar trajtimin e duhur veterinar.

Në mesin e shekullit XX-të, sociologu Erving Gofman prezantoi konceptin e një “institucioni total”. Ai i shikon banorët e shkëputuar nga shoqëria, nën një autoritet të vetëm, në një hapësirë ​​sociale të mbyllur.

Pengesat natyrore ndërmjet sferave sociale, eliminohen artificialisht dhe zhvillohet një proces intensiv socializimi, për të siguruar që të burgosurit të sillen në përputhje me rregullat. Sociologët studiojnë zakonisht si shembuj burgjet, azilet dhe hapësirat e tjera fizike.

Por unë besoj se mbajtja e kafshëve në shtëpi, përbën një lloj “institucioni total” të shpërndarë. Kjo ndodh për shkak se kafshët jo njerëzore, janë të detyruara në mënyrë jo-natyrale të jetojnë nën autoritetin njerëzor, nën shumë kufizime dhe të ri-socializuar. Nën këto kushte, nuk është i mundur një pëlqim i vërtetë.

Kafshët detyrohen të marrin pjesë në jetën sociale të një familje, dhe ato që nuk janë në gjendje të ndjekin rregullat e jetës shoqërore njerëzore ka gjasa të dënohen – ndonjëherë me vdekje. Disa avokatë të të drejtave të kafshëve, sikurse është Natan Vinograd në SHBA, argumentojnë se ndalimi i plotë i mbajtjes së kafshëve, do të ishte një shkelje e të drejtës së ekzistencës së kafshëve.

Uinograd beson se vrasja e përhapur e kafshëve shtëpiake, mund të frenohet përmes një ristrukturimi të industrisë së strehimit. Ai e refuzon nevojën për t’i dhënë fund mbajtjes së kafshëve, duke pasur parasysh bollëkun e kapacitetit të njerëzimit për dhembshuri dhe birësim.

Por, kafshët shoqëruese, sipas pozicionit të tyre në rendin shoqëror, nuk janë dhe nuk mund të jenë të barabarta.

Institucioni i mbajtjes së kafshëve, ruan një hierarki shoqërore që privilegjon njerëzit, dhe i pozicionon të gjithë të tjerët si objekte të një rëndësie të vogël – e drejta e të cilëve për të ekzistuar, varet tërësisht nga potenciali i tyre për të garantuar përfitime për njerëzit.

Thënë këtë, popullsia e qenve, maceve, lepujve dhe kafshëve të tjera të zbutura, rivalizojnë aktualisht popullatat e njerezve, në një mënyrë të tillë që të mund të mbetet një tipar i qëndrueshëm i jetës sociale.

Dhe, ndonëse mund të mos jetë etike të mbajnë kafshët për ngushëllimin dhe kënaqësinë e t, njerëzit e kanë për detyrë t’u shërbejnë, mbrojnë dhe kujdesen për ta. Njohja e pabarazisë së trashëguar në marrëdhëniet njerëzore dhe jo njerëzore, do të jetë jetike në bërjen e më të mirës edhe në një situatë të papërsosur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...