Bëhuni e dashura më e mirë që e ka patur deri tani!

Life style

Bëhuni e dashura më e mirë që e ka patur deri tani!

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 06:18
Ilustrim

Të jesh princeza në kalin e bardhë për princin tuaj nuk është edhe aq e vështirë sa e mendoni. Nëse tanimë e keni princin këto janë rregullat me të cilën do ta mbani afër vetes, por nëse nuk e keni gjetur akoma, natyrisht që do ta tërhiqni atë.

Vajza, vetëm kështu do të jeni e dashura më e mirë të cilën e ka patur deri tani:

  • Tregojni atë që mendoni, kur ju nuk mund të lexoni mendimet e të tjerëve, vështirë se edhe ai mund ta bëjë një gjë të tillë, për më tepër, meshkujve u pëlqejnë vajzat e sinqerta.
  • Mos u zemëroni nëse sheh porno, të shikuarit e pornos do të thotë se nuk i pëlqen seksi me ju apo? Natyrisht që jo!
  • Ndonjëherë befasojeni, vetëm sepse jeni gjinia më e butë nuk do të thotë se atij nuk i nevojitet butësi.
  • Çmojeni atë, ashtu siç ju çmon ai juve edhe ju bëjeni të njejtën, vetëm kështu do të kënaqet në praninë tuaj, sepse do të mendojë se është një person të cilën e admironi. Cili mashkull nuk do të donte një të dashur të tillë pranë vetes?
  • Jini misterioze, që do të thotë se duhet ta mbani drejtimin e komunikimit, por në të të shtoni një dozë misterioziteti e cila do ta shtyejë që të mendojë se jeni person i pazgjidhur.
  • Dominoni në seks, meshkujt e duan këtë gjë! Dhe mos u turpëroni t’i shfaqni fantazitë tuaja seksuale, besoni se do të befasoheni se sa shumë mund ta eksitojnë, pa marrë parasysh se me çfarë kanë të bëjnë fantazitë tuaja.
  • Jini ndonjëherë e zënë, por jo gjithmonë! Meshkujt largohen nga femrat të cilat janë shumë të paaritshme, sepse ato janë refuzuese. Refuzimi juaj i vazhdueshëm do ta bëjë atë të largohet.
  • Mos u dorëzoni lehtë, kënaquni në lojërat tuaja, jepni atij aq sa duhet për ta bërë të qëndrojë me ju dhe përsëri t’ju dojë më shumë. Edhe pse thonë se nuk e dëshirojnë këtë gjë,meshkujt e vlerësojnë shumë!
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat