Miss Venezuela, konkurs jo vetëm për bukurinë

Life style

Miss Venezuela, konkurs jo vetëm për bukurinë

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 17:29
Miss Venezuela

Në vendin e pllakosur nga kriza ekonomike dhe trazirat, organizatoret e Miss Venezuelës po kërkojnë t`i japin eventit një frymë tjetër. Show, sipas tyre, nuk mund të jetë i shkëputur nga realiteti qe rrethon venezueljanët e thjeshtë. Por ai duhet shfrytëzuar për të përcjellë dhe një mesazh.

“Nga një konkurs bukurie, ne jemi kthyer në një lëvizje që fuqizon femrën venezueljane; Qëllimi ynë sot është ta kthejmë të bukurën në një lëvizje që forcon figurën e gruas. Ne e kuptojmë gjendjen e vendit, ndaj nuk mund te jemi vetëm një show televiziv; duhet te jemi një show që aspiron të ketë një qellim në vetvete”, thotë Gabriela Isler, drejtoreshe komunikimi e Miss Venezuela.

“Ne nuk mund të hedhim vështrimin pas në vitet 80 apo 90, sepse nuk është më ajo kohë; tani është një tjetër Venezuele, me një nivel tjetër ekonomik, dhe e dimë që burimet financiare janë të kufizuara”, thotë Nina Sicilia, menaxhere e Miss Venezuela.

Vitin e kaluar, për të ulur koston, edicioni i 65-të i konkursit u spostua nga shtëpia e tij historike, “Arena Polyhedron në Karakas, me kapacitetin të mbajë 20.000 vetë, në një studio televizive 200 vendëshe. Fituesja e tij ishte 25 vjeçarja Isabella Rodriguez, e cila vinte nga lagjet e varfra te kryeqytetit venezueljan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat