Sa kohë qëndroni në dush? Mësoni çfarë do të thotë kjo gjë për ju

Life style

Sa kohë qëndroni në dush? Mësoni çfarë do të thotë kjo gjë për ju

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 12:31
Ilustrim

Zakonet tona të përditshme mund të fshehin një univers plot me informata të çuditshme që jo të gjithë i kuptojnë.

Dushi është një nga momentet më relaksuese të ditës. Ka njerëz që madje bëjnë dush 2-3 herë në ditë me ujë shumë të nxehtë.

Ju mund të bëni dush për të harruar streset dhe problemet tuaja, mirëpo shkencëtarët kanë një version tjetër. Të bërit dush shpesh është një shenjë e vetmisë, transmeton Class.

Ndoshta nuk e kishit menduar, mirëpo vetmia dhe dushi lidhen me njëra-tjetrën. Me siguri nuk bini dakord, por nuk mund t’i kundërviheni shkencës apo jo?

Gjithsesi, cili është ky studim që tregon lidhjen e dushit me vetminë? Hapi i parë i studimit përfshiu 51 studentë nga mosha 18-25 vjeç. Atyre ju kërkua të tregonin zakonet e tyre të përditshme dhe të shkruanin sa të vetmuar ndiheshin.

Sondazhi përfshiu 3 pyetje në lidhje me rutinën e dushit- studiuesit donin të dinin kohën kur laheshin (mëngjes, drekë apo darkë), temperaturën dhe kohëzgjatjen e kësaj procedure.

Rezultatet treguan se studentët që ndiheshin të vetmuar bënin 23% më shumë dush se studentët e tjerë. Ata madje e dëshironin ujin tejet të nxehtë. Pse?

Kjo ndodh sepse uji i nxehtë në thelb zëvendëson një shok të vërtetë dhe shpërndan ndjesinë e izolimit social.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat