Kërkoni të linin cigaren dhe s’dini si? Ja 4 mënyra të thjeshta - Bota Sot
Kërkoni të linin cigaren dhe s’dini si? Ja 4 mënyra të thjeshta

Life style

Kërkoni të linin cigaren dhe s’dini si? Ja 4 mënyra të thjeshta

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 23:14
ilustrim

Duhanpirja është një nga veset më të këqija dhe më të dëmshme për shëndetin e njeriut. Shumë njerëz tentojnë të heqin dorë, mirëpo ende nuk e kanë gjetur mënyrën e duhur.

Gjithsesi këto janë 4 mënyra të thjeshta të cilat mund t’ju ndihmojnë të hiqni dorë nga ky ves:

Krijimi i një plani specifik ju ndihmon në arritjen e këtij qëllimi.

Të formulosh qëllimin tënd dhe të ndërmarrësh hapa konkretë për të arritur këtë gjë është e domosdoshme dhe ju bën të ndiheni më të sigurt në gjërat që dëshironi t’i arrini.

Gjejini vetes aktivitete për të qenë të zënë

Është shumë e rëndësishme që për të arritur këtë qëllim, të jeni të zënë. Kjo do t’ju ndihmojë, që ju të mos mendoni shumë për cigaren. Kaloni sa më shumë kohë duke bërë aktivitete.

Rrini larg nga njerëzit që e pinë cigaren

Çdo ambient, në të cilën përdoret cigarja do t’ju përkeqësojë rrugën për të hequr dorë nga ajo. Krahas ambienteve në të cilat përdoret cigarja, është gjithashtu shumë e rëndësishme të rrini sa më larg pijeve dhe produkteve që përmbajnë kafeinë, dhe të pini ujë ose lëngje në vend të tyre.

Kërkoni mbështetje

Qëndrimi vetëm e katalizon dëshirën për duhan. Do të ishte një ide e mirë, nëse i kërkoni dikujt t’ju ndihmojë dhe t’ju mbështesë në arritjen e këtij qëllimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...