Jam e martuar, por vazhdoj ta ndjek në mediat sociale ish-in, ja pse mendoj se nuk është problem

Life style

Jam e martuar, por vazhdoj ta ndjek në mediat sociale ish-in, ja pse mendoj se nuk është problem

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 17:44
Ilustrim

Kam mbajtur ditar që kur isha 6-vjeçare dhe ta rilexoja atë rrallëherë ishte një prej hobeve të mia në kohën e lirë. Më pëlqente të kujtoja njerëzit që më mbushnin ditët asokohe dhe miqtë e mi më të mirë, dhe sigurisht - të  kujtoja edhe ata që më tërhiqnin. Gjithmonë është një gjendje qetësuese të mësosh se momentet që dikur të dukeshin si fundi i botës, sot janë aq qesharake. Brenda pak vitesh, çdo ndjesi të përmbyset, merr të tjera forma, megjithatë është mirë të kujtosh në ato faqe veten e para disa viteve, madje edhe duke analizuar rritjen dhe ndjesitë që të kanë shoqëruar.

Media sociale është pothuaj e njëjta gjë, mund ta hapësh sa herë që të pëlqen, përveç faktit kur nuk do të kujtosh të kaluarën - sepse mund t'u rikthehesh edhe të tjerëve. Po, edhe ish-ëve.

Bashkëshorti dhe unë kemi një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin, madje e kemi ndërtuar këtë marrëdhënie duke qenë të hapur edhe për të kaluarën tonë - pse të mos ishim? Ai i di të gjitha historitë e së kaluarës sime, madje takoi edhe një çift (që na lidhte e shkuara) kur u kthyem në shtëpi një natë, pas një loje futbolli. Njërin nga ish të dashurit e ka marrë në intervistë pune për firmën e tij, ndërsa një tjetër ishte shoqërues i dhëndrit në dasmën tonë. Natyrisht, unë nuk mund të jem më e përfshirë emocionalisht me ta, por kjo nuk do të thotë që këta njerëz të zhduken si me shkop magjik nga jeta ime, sikur të mos kenë ekzistuar kurrë. Duke i parë ata të shfaqen në timeline, kur nisin një punë të re, marrin diploma apo vlerësime të tjera, bëjnë udhëtime në vende të ndryshme të botës, ndihem e lumtur për ta, dhe mendoj për kohën tonë së bashku, por asgjë më shumë. Ne të gjithë kemi ndryshuar e sot shohim jetët tona.

Fatmirësisht, im shoq nuk është xheloz. Fatkeqësisht për të, unë jam. Kur e takova ish të dashurën e tij (vetëm rreth një vit të marrëdhënies sonë), e pashë me kujdes nëse kishte ndonjë shenjë dëshire apo edhe keqardhjeje për humbjen e saj. Ajo, gjithashtu, ishte me të dashurin. Bashkëshorti im vazhdon ta ndjekë në mediat e saj sociale dhe herë pas here thotë: "Oh, duket sikur i dashuri i saj fitoi shkollën e drejtësisë dhe ata po lëvizin" ose, "Duket sikur kanë marrë një qen".

Ndarja e tyre nuk ishte aspak miqësore, por unë e kuptoj se këto përditësime të jetës, unë i bëj me ekzistencën time: me dashurinë pasive të dikujt, që dikur ndihej afër, por tani nuk është më aq sa atëherë.

Mund të ishte ndryshe nëse një nga ish të dashurit e mi do ma kishte thyer zemrën. Unë kurrë nuk i kam thënë "Të dua" askujt prej tyre dhe vetëm tani e kuptoj se ata kanë qenë thjesht leksione për mua, derisa takova bashkëshortin, njeriun e zgjedhur të jetës. Unë nuk postoj në profilet e tyre, as nuk shkoj në fotot e vjetra dhe t'u bëj tag ku kemi dalë së bashku, pse duhet ta bëj këtë? Por ata janë pjesë e së kaluarës sime, jo miqësore, dhe janë pjesë e ditarit tim të vjetër. Më pëlqen të kujtoj. Më pëlqen të shoh të tjerët dhe të më shohin që rritem. Rritemi të gjithë, mësojmë.

Unë jam tani me njeriun e zgjedhur të jetës sime dhe nuk më përbën asnjë problem askush që qëndron në mediat sociale... Të shkuarën mund ta anashkalosh, por nuk mund ta fshish. Në fund të fundit, ajo më ndihmoi për t'u bërë ajo që jam sot...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat