Receta me përbërës shtëpiakë që jua largon celulitin

Life style

Receta me përbërës shtëpiakë që jua largon celulitin

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 19:43
Ilustrim

Të gjithë njerëzve anë e mbanë botës u pëlqen kafja për shkak të shijes dhe karakteristikave shëndetësore që i ka.

Por, kjo pije mund të përdoret edhe për gjëra tjera.

Sipas ekspertëve, kafja mund të shërbejë si ilaç i bukurisë dhe rinisë.

Në mesin e shumë gjërave, kafja mund t’ju ndihmojë ta largoni edhe celulitin.

Ekspertët sugjerojnë ta përzieni kafenë natyrale me të njëjtën sasi të kripës dhe pastaj t’ia shtoni disa pika vaj ulliri.

Produktin e fituar pastaj aplikojeni në pjesën e trupit ku keni celulit dhe bëni masazh asaj pjese.

Këtë procedurë përsëriteni 1-2 herë në javë dhe shumë shpejt do t’i vëreni efektet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat