Meshkujt kanë më shumë gjasa të thonë “të dua” për herë të parë

Life style

Meshkujt kanë më shumë gjasa të thonë “të dua” për herë të parë

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 13:44
Foto

Pavarësisht nga nocioni që jemi mësuar ta dëgjojmë se gratë janë ato të cilat i shpejtojnë gjerat në një lidhje, një studim tregon se meshkujt kanë më shumë gjasa që të bien në dashuri më shpejtë dhe të e shprehin atë me herët se gratë.

Është një stereotip nëse besohet se gratë janë të parat që thonë “te dua” për herë të parë. Studiuesit thonë se meshkujt heteroseksualë, faktikisht janë ata të cilët shprehin ndjenjat dhe emocionet më herët sesa gratë, raporton “Daily star”, transmenton lajmi.net.

Një studim i bërë për  qëndrimet e grave dhe burrave në një lidhje, vëzhgoi 172 studentë universitarë dhe gjetën se “meshkujt i treguan ndjenjat e tyre më herët se gratë”.

Ndërsa sipas studiuesve të tjerë thonë se “Gratë në mënyrë të qëllimshme nuk e shprehin dashurinë shpejtë, për shkak se i mendojnë gjërat më shumë”. Gratë tregohen të vëmendshme se kujt do ia shprehin dashurinë, dhe dëshirojnë të sigurohen se ai person është i duhuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat