Përdorimi i telefonave dhe tabletëve gjatë natës mund ta rrisë nevojën për të konsumuar produkte me sheqer - Bota Sot
Përdorimi i telefonave dhe tabletëve gjatë natës mund ta rrisë nevojën për të konsumuar produkte me sheqer

Life style

Përdorimi i telefonave dhe tabletëve gjatë natës mund ta rrisë nevojën për të konsumuar produkte me sheqer

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Sipas një eksperimenti të bërë në minjë, ekspozimi ndaj dritës artficiale ndikon në rritjen e nevojës për ngrënie të ushqimeve që përmbajnë sheqer, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Ky eksperiment u realizua nga një grup shkencëtarësh të Universitetit të Strasburgut në Amsterdam. Në eksperimentin e fundit, shkencëtarët i kishin mbajtur minjtë zgjuar gjatë ditës për të imituar orën kardiake të njerëzve. Gjatë orëve të natës ata u ekspozuan ndaj një dritë artificial dhe të nesërmen iu ishte ofruar disa lloje të shqimeve.

Hulumtuesit treguan se minjtë, që iu ishin ekspozuar kësaj dritë të nesërmen kishin zgjdhur ushqime jotë mira për t’i konsumuar siç ishin ëmbëlsirat dhe produktet e tjera me sheqer.

Sipas shkencëtarëve, kjo shprehi nëse vazhdon për një kohë të gjatë i çon njerëzit në mbipeshë. Qelizat retinale janë shumë të ndjeshme ndaj dritës artificiale dhe ndikojnë direkt në regjionin e trurit që është përgjegjës për rregullimin e apetitit.

Ky eksperiment edhe një herë e dëshmon teorinë e mëparshme sipas së cilës qëndrimi vonë shkakton obezitetin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...