Sa shpesh duhet larë fytyra? - Bota Sot
Sa shpesh duhet larë fytyra?

Life style

Sa shpesh duhet larë fytyra?

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Historikisht, kemi dëgjuar që fytyra duhet larë të paktën 2 herë në ditë. Kur zgjohemi në mëngjes dhe në darkë, për ta pastruar nga gjithë papastërtitë e ditës. Po sikur t’ju themi se kemi bërë gjithë jetën gabim dhe se nuk është kjo mënyra e duhur?!

Kur vjen puna tek kujdesi ndaj fytyrës, duhet të kujtojmë se nuk ka rregulla të shkruara. Gjithçka varet nga lloji i lëkurës.

Ta lash fytyrën vetëm njëherë në ditë: Është më mirë apo jo?

Siç e thamë, gjithçka varet nga lloji i lëkurës dhe çfarë funksionon për ty. Ka njerëz që i mjafton ta lajnë vetëm një herë në ditë. Nëse fytyra juaj është e yndyrshme dhe bëhet edhe më shumë gjatë natës, sigurisht që do të ndiheni më mirë kur ta pastroni me larës në mëngjes. Në të kundërt, nëse serumi që vutë para gjumit ju qëndron edhe më mirë në mëngjes, mjafton pak ujë i ftohtë dhe kaq.

Por kujdes! Ata që kanë fytyra me tendencë akneike apo të yndyrshme besojnë se sa më shumë ta lajnë aq më mirë është, por jo! Më shumë po e dëmtoni fytyrën sesa po i bëni nder. Për më tepër nëse larësi juaj lufton aknet në çdo larje.

Në fakt gjithçka do të arrini është skuqje të lëkurës, acarim apo shtim të yndyrës. Kështu që, mos dëgjoni askënd që ju thotë se larja dy herë është e detyrueshme. Dermatologët, mendojnë se numri magjik është 1 kur vjen puna tek kujdesi ndaj lëkurës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...