Shprehitë e gjuhës së trupit të njerëzve të suksesshëm të cilat duhet t’i përvetësoni - Bota Sot
Shprehitë e gjuhës së trupit të njerëzve të suksesshëm të cilat duhet t’i përvetësoni

Life style

Shprehitë e gjuhës së trupit të njerëzve të suksesshëm të cilat duhet t’i përvetësoni

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 17:14
ilustrim

Thonë se trupi e ka gjuhën e vet dhe ndonjëherë flet më shumë sesa fjalët.

Studimet kanë treguar se njerëzit që dinë si të komunikojnë në mënyrë efikase duke i përdorur shenjat joverbale kanë nivele më të larta të inteligjencës emocionale.

Më poshtë i keni disa prej shprehive të gjuhës së trupit të cilat i kanë njerëzit e suksesshëm, e të cilat mund t’i përvetësoni edhe ju.

Qëndroni drejt

Duke qëndruar shtrembër kur jeni ulur në karrige, duke i vendosur bërrylat mbi tavolinë dhe mbulimi i fytyrës me duar janë të gjitha shenja të mosrespektimit. Ato e përçojnë mesazhin e nuk keni interes në atë se çfarë dëgjoni.

Në anën tjetër, nëse qëndroni ulur me shpinë drejt, shpatullat e ngrehura, ju do të dukeni me më shumë vetëbesim dhe ky është pozicion i fuqisë.

Përdorni gjestet në mënyrë të duhur

Nëse i ekzagjeroni gjestet, njerëzit do të mendojnë se jeni duke gënjyer ose jeni duke provuar të gënjeni diçka. Në anën tjetër, gjestet e hapura si hapja e duarve tregojnë se nuk keni asgjë për të fshehur.

Mos i mbani duart kryq

Kur i kryqëzoni duart, ju jeni duke e dërguar mesazhin se nuk jeni fleksibil dhe nuk pajtoheni me atë se çfarë po thotë bashkëbiseduesi. Edhe nëse jeni duke buzëqeshur, duart dhe këmbët e kryqëzuara nuk janë shprehi të mira të gjuhës së trupit.

Mos i prekni flokët

Nëse jeni në mesin e personave që vazhdimisht i prekë flokët, luan me to ose provon t’i rregullojë kur tjerët janë duke folur, atëherë largojeni këtë shprehi sepse kjo tregon pasiguri dhe mungesë të vëmendjes.

Kontakti me sy

Kjo ndoshta është gjëja më e rëndësishme që mund ta mësoni për gjuhën e trupit.

Nuk është mirë ta shmangni kontaktin me sy sepse e përçoni mesazhin se jeni duke fshehur diçka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...