Ja cilat janë 10 këngët që nuk duhet të mungojnë asnjëherë në dasmën tuaj

Life style

Ja cilat janë 10 këngët që nuk duhet të mungojnë asnjëherë në dasmën tuaj

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 07:15
Ilustrim

Dasma është një nga ceremonitë festive e cila kërkon më shumë kohë dhe impenjime. Përveç të ftuarve një nga momentet më delikate është përzgjedhja e muzikës e cila do të shoqërojë për gjatë gjithë kohës të ftuarit. Ndonëse shijet e individëve ndryshojnë nga njëri tek tjetri dhe prurjet e këngëtarëve shqiptarë kanë qenë të ndryshme, lista e 10 këngëve që duhen me patjetër të vendosen në dasmën tuaj është po e njëjta. Ndërthurja e modernes me tradicionalen është një nga kombinimet më të mira që mund të ndodhë në dasmën tuaj, megjithatë nuk duhet kurrsesi të largoheni nga këngët që për shumë gjatë ngritën peshë zemrat e të gjithë atyre që festuan në dasma të ndryshme.

Kur i referohemi këtyre 10 këngëve padyshim nuk mund të lëmë pa përmendur hitet që nuk dolën kurrë nga moda për t’u vendosur në një ceremoni martesore. Më poshtë ju sjellim një listë të plotë të këngëve ritmike më të bukura, të cilat nuk duhet të mungojnë kurrsesi në një nga mbrëmjet më të rëndësishme të jetës suaj:/revistawho.com

Napoloni

Vallja e Krushqve

Shamia e beqarit (min 4:00)

Sa bukur na ka dale nusja (minuta 4:00)

Dy dele

Valle kosovare

Vallja e Tropojes (ose Rugoves)

Tuman kuqe

Valle Pogonishte

C’u mbush mali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat