Vitaminat që parandalojnë rënien e flokëve - Bota Sot
Vitaminat që parandalojnë rënien e flokëve

Life style

Vitaminat që parandalojnë rënien e flokëve

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 14:06
Ilustrim

Rënia e flokëve mund të ketë një sërë arsyesh, si ushqimi, stresi, trashëgimia gjenetike etj,. por kjo gjë krijon mjaft pa rehati tek shumë persona.

Disa vitamina dhe një regjim korrekt ushqimor, na ndihmon që ta luftojmë këtë problem.

Acidi folik i cili gjendet tek bishtajat, drithërat dhe peshku, ndihmon në parandalimin e rënies së flokut, por edhe në rinovimin e qelizave.

Vitaminat që gjenden tek frutat dhe perimet ndihmon në rritjen e fluksit të gjakut.

Po ashtu vitamina që gjendet te kungulli, karotat dhe pjeshkat, ka veti kundër plakjes së flokëve.

Vitamina B7 dhe vitamina C, të cilat gjenden tek lulelakra dhe fasulet, ndihmojnë për të pasur flokë me më shumë shkëlqim dhe për të parandaluar rënien e tyre.

Natyrisht stresi ndikon seriozisht në shëndetin e flokëve tanë, ndaj në këtë rast, nuk ka një këshillë të mirëqenë. Por sigurisht, ndjekja e një regjimi ushqimor të ekuilibruar dhe me vitaminat e mësipërme, iu ndihmon që të ruani flokët tuaj. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...