Këto 5 gabime që bëjnë meshkujt i detyrojnë vajzat të largohen prej tyre

Life style

Këto 5 gabime që bëjnë meshkujt i detyrojnë vajzat të largohen prej tyre

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 06:51
Ilustrim

Nëse një grua është e dashuruar, mund të duket sikur ajo do t’i japë të gjitha në një lidhje. Mirëpo, ka një kufi për gjithçka dhe nëse këta kufinjë të përcaktuar kapërcehen, ajo mund ta lërë mashkullin e saj, pa u menduar dy herë. Ne sot do t’ju tregojmë përmes këtij artikulli gabimet që bëjnë meshkujt që i detyrojnë vajzat të largohen prej tyre:

Nuk dëshiron të provojë gjëra të reja me ju

Ai nuk dëshiron të këtë eksperienca të reja me ju. Insiston gjithmonë të shkojë në të njëjtin restorant dhe është shumë dembel për të dalë nga zona e tij e rehatisë. Vajzat lodhen nga kjo gjë.

Ju akuzon se keni pritshmëri të larta

Kur një grua po mendon të ndahet nga i dashuri i saj, ka shumë të ngjarë që ajo është përpjekur për ta shpëtuar këtë marrëdhënie. Mirëpo, nëse një partner refuzon të diskutojë gjëra që e shqetësojnë atë dhe në të njëjtën kohë ankohet për kërkesat e saj jorealiste, ajo me siguri nuk do të ndihet mirë dhe do të fillojë ta mendojë ndarjen.

Anulon planet me ju për të dalë me shoqet

E keni lënë që të dilni së bashku në fundjavë dhe papritmas ju thotë se nuk mundet. Ai injoron thirrjet tuaja dhe nuk ju kushton më rëndësi. Më vonë ju mësoni se ai ka dalë të argëtohet me miqtë e tij. Ky sinjal i lë të kuptojë një gruaje se ajo nuk ka shumë rëndësi në jetën e tij.

Ai vepron në fshehtësi

Nëse ai vepron sikur po fsheh diçka, ai pa dyshim po ju mashtron. Nëse ai shmang shikimet kur është pranë jush, tregon historinë pas shumë detaje, ose mbrohet edhe kur nuk është nevoja, ai po fsheh diçka. Mungesa e ndershmërisë e bën një grua të kërkojë një marrëdhënie tjetër më të qëndrueshme.

Ju bën të ndiheni si mamaja e tij

Një mashkull që nuk merr asnjëherë përgjegjësitë dhe fajëson gjithmonë partneren për atë çfarë i ndodh, së shpejti do të mbetet vetëm. Në këtë lloj marrëdhënie, çdo grua do të lodhet sepse e vetme nuk mund të mbajë mbi shpatulla të gjitha përgjigjësitë e një lidhjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat