I dua përqafimet që largojnë trishtimin nga trupi!

Life style

I dua përqafimet që largojnë trishtimin nga trupi!

Nga: Orjona Tresa Më: 16 gusht 2019 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

I dua ato përqafime që rindërtojnë copat e mia të thyera, largojnë vetminë dhe mw mbushin me gëzim. Sepse kur më përqafojnë shumë, sikur të donin të më thyenin, në të vërtetë ato përqafime po më ndreqin. Disa përqafime krijojnë një lidhje të veçantë, një sintoni që ndal kohën.

Nuk ekziston një person i vetëm në botë që nuk e njeh fuqinë dhe domosdoshmërinë e përqafimeve, të cilat mund të jenë të llojeve të ndryshme dhe që të përcjellin mesazhe të ndryshme, varësisht se kush i jep ato.

Shumë herë, një përqafim është terapia më e mirë: mjafton një për t’u ndjerë më mirë, dhe të kesh shtysën e duhur për të ecur përpara. Përqafimet janë mënyra më e shkurtër për t’u lidhur me ata që doni, dhe janë në gjendje të përcjellin më shumë se sa fjalët.

Bashkimi i trupave në një përqafim, na mbush me gëzim, na lejon të jemi më të duruar dhe të qetësohemi. Në fakt, përqafimet na bëjnë më pak të dhimbshëm.

Por nuk është vetëm përqafimi fizik, rezultat i kontaktit mes dy trupave, i lehtë dhe i shpejtë. Ka përqafime emocionale, ato që përkëdhelin shpirtin dhe janë plot qëllime dhe dashuri të pastra.

Një përqafim i vogël mund të thajë lotët, një fjalë plot dashuri na mbush me lumturi, dhe një buzëqeshje e vogël mund ta ndryshojë botën.

Përqafimi i jetës është gjëja më e mirë që mund të bëjmë për mirëqenien tonë emocionale dhe atë të atyre që na rrethojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat