60g nga ky ushqim në ditë, që meshkujt të jenë më të mirë në shtrat

Life style

60g nga ky ushqim në ditë, që meshkujt të jenë më të mirë në shtrat

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 22:58
Ilustrim

Konsumimi i 60g arra, lajthi ose bajame çdo ditë mund të rrisë dëshirën seksuale tek burrat dhe t’iu ofrojë atyre orgazma më të mira.

Hulumtuesit spanjollë pohojnë se burrat raportuan të kenë jetë seksuale më të mirë, pasi shtuan dy grushte ushqime nga familja arrore në ditë.

Shkencëtarët besojnë se lëndët ushqyese që përmbajnë ushqimet me familje arrore ndihmojnë transmetimin e sinjaleve në penis, të cilat rrisin ndjeshmërinë dhe përformancën.

Antioksidantët gjithashtu ndihmojnë në sistemin kardiovaskular dhe qarkullimin e gjakut.

Arrat janë të pasuruara me lëndë ushqyese, me antioksidantë dhe vitamina të tilla si acidi folik, si dhe minerale duke përfshirë kalciumin dhe kaliumin.

“Studimi ynë sugjeron që përputhja me një dietë shëndetësore të plotësuar me arra të përziera mund të ndihmojë në përmirësimin e dëshirës seksuale dhe ereksionin”, potencoi Dr Albert Salas-Huetos, kryesues i studimit.

Megjithatë, studiuesit thanë se këto janë thjesht spekulime dhe arsyet e vërteta pas lidhjes duhet të hetohen më tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat