Femrat zgjedhin partnerin potencial sipas këpucëve - Bota Sot
Femrat zgjedhin partnerin potencial sipas këpucëve

Life style

Femrat zgjedhin partnerin potencial sipas këpucëve

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 06:13
Foto ilustrim

Femrat kandidatët eventualë i vlerësojnë edhe në bazë të asaj se sa kujdesen për higjienën

Kur sheh se çfarë këpucësh bart, femra menjëherë e di a është mashkulli kandidati potencial i saj.

Kjo “imtësi” është jashtëzakonisht e rëndësishme në zgjedhjen e të dashurit – ka treguar një hulumtim i shkencëtarëve nga Klivlendi.

Ekspertët kanë konkluduar që damat i kushtojnë kujdes këpucëve të mashkullit, duke konkluduar në bazë të tyre mbi karakterin, aftësitë dhe prestigjin e mashkullit.

Veç kësaj, femrat partnerin eventual vlerësojnë edhe në bazë të asaj se sa kujdes i kushtojnë higjienës.

Nëse vërejnë t’i kenë thonjtë të parregulluar, flokët të yndyrshme apo dhëmbë të prishur, është më se e sigurt që vetëm do t’ia kthejnë shpinën dhe do të largohen.

Damave nuk mund të mos interesohet edhe shoqërinë në të cilën kandidati potencial është gjendur mbrëmjen e parë kur janë njohur.

Hulumtimi ka treguar që shoqëria mund të ketë rolin kryesor, sepse vajzat udhëhiqen me maksimën “më thuaj me kë shoqërohesh, të të tregoj kush je”.

Vlerësohen mirë meshkujt të cilët janë të rrethuar me miq të bukur, të kuruar, spirituozë dhe të veshur me shije.

Në listën e këtyre konkluzioneve është gjendur edhe – qëndrimi.

Kur njohin djaloshin dhe shohin që ka mendimin vetjak, e mbron mirë me argumente, jo në mënyrë agresive, femrat tregojnë më shumë interesim për vazhdim të komunikimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...