A duhet t’i jepni partnerit tuaj një shans të dytë? - Bota Sot
A duhet t’i jepni partnerit tuaj një shans të dytë?

Life style

A duhet t’i jepni partnerit tuaj një shans të dytë?

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 08:48
Ilustrim

Ka disa ngjarje që mund të kenë pasoja serioze në një marrëdhënie, por nuk do të thotë se ne duhet t’i japim përfundimisht fund një lidhje dashurie. Nëse partneri juaj devijon nga normalja, por ai nuk e përsërit më të njëjtën gjë, atëherë duhet t’i jepni këtij personi një shans të dytë. Të pranosh se ke bërë gabim nuk është diçka e lehtë, prandaj nëse partneri juaj nuk e ka problem të pranojë, atëherë do të thotë se meriton vërtetë një shans tjetër. Një marrëdhënie nuk varet vetëm nga dashuria, sepse ka shumë elementë të tjerë që ndikojnë në të si besimi apo respekti. Nëse personi që keni në krahë ju ka lënduar dhe ju keni humbur besimin ndaj tij, atëherë nuk duhet të vazhdoni më tej lidhjen tuaj. Kur keni një problem në çift, nuk duhet të dilni menjëherë në konkluzione dhe t’i jepni fund lidhjes suaj. Nëse partneri juaj ju premton se do të ndryshojë dhe kjo gjë reflektohet në veprimet e tij, atëherë duhet ta mendoni t’i jepni një shans të dytë. Megjithatë e rëndësishme është që gjithmonë të dëgjoni zemrën dhe instinktin tuaj. Nëse ju e doni vërtetë një person mund ta falni, por nëse shikoni se marrëdhënia juaj nuk duhet të vazhdojë më gjatë atëherë i jepni fund gjithçkaje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...