E lehtë është! Hekurosni rrudhat në fytyrë me disa ushtrime të thjeshta

Life style

E lehtë është! Hekurosni rrudhat në fytyrë me disa ushtrime të thjeshta

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 22:23
Ilustrim

Lëkura e njeriut është pjesë e trupit e cila u është e ekspozuar shprehimisht ndikimeve të ndryshme – ushqimit të cilin e konsumojmë, krevatit në të cilin flemë gjumë, mimikës dhe gjesteve të cilat i bëjmë, hapësirës në të cilën gjendemi…

Të gjitha këto ndikojnë në plakjen e lëkurës sonë, ndërkaq kësaj duhet shtuar edhe gjenetikën e cila gjithashtu është një ndër faktorët që ndikojnë në dukjen e lëkurës.

Në disa kushte nuk mund të ndikojmë, mirëpo, pos me ushqim, kundër plakjes mund të luftojmë edhe me ushtrime, posaçërisht në lëkurën e fytyrës.

Atë shpesh e trajtojmë me kremra të ndryshëm dhe pilingje, mirëpo harrojmë ta “shtrijmë”.

Po ju sjellim disa ushtrime të cilat mund të ndihmojnë që lëkura e fytyrës suaj të duket më e re.

1. Buzët vendosni në buzëqeshje të gjerë, përkatësisht këndet e buzëve sa më shumë tërhiqni në drejtim të veshëve. Njëherësh, faqet shtyni lart dhe në atë pozë qëndroni pesë sekonda.

2. Rrudhat e buzëqeshjes mund të provoni t’i zvogëloni me shqiptimin e shkronjës O. Buzët tërhiqni sipër dhëmbëve dhe buzëqeshni!

3. Fryni faqet dhe me gishta shtypni buzët, ndërkaq me dorë shtypni ajrin nga njëra faqe në tjetrën nga 30 sekonda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat