Ju jeni duke e ndaluar veten t’i ndiqni ëndrrat – si jeni duke e bërë këtë?

Life style

Ju jeni duke e ndaluar veten t’i ndiqni ëndrrat – si jeni duke e bërë këtë?

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 15:28
Ilustrim

Jeni aq të mëdhenj sa e sfidoni veten.

Kjo është e vërtetë, por, personi i vetëm që ju ndalon të bëheni personi që dëshironi të bëheni jeni vet ju.

Është mënyra jonë e të menduarit ajo çfarë na pengon nga shumë mundësi në jetë.

Një prej pendimeve më të mëdha të vdekjes, siç është zbuluar në shumë studime, është se njerëzit do të dëshironin t’i bënin disa gjëra të cilat nuk kanë pasur guxim t’i bëjnë.

Kjo, në esencë nënkupton t’i mposhtni frikat dhe ta jetoni jetën që gjithmonë e keni ëndërruar, e veçanërisht kur keni ende forcë ta bëni këtë.

“Nuk mund ta bëj këtë”, “nuk di si ta bëj”, “vetëm po të kisha pasur më shumë para”, “konkurrenti im është shumë më i fortë”, “jam shumë i vjetër për të filluar diçka të re”, “nuk kam kohë për të mësuar”.

Këto 6 fjali i kanë ndaluar shumë njerëz t’i ndjekin ëndrrat e tyre.

Ata e vendosin në mendjen e tyre se nuk mund ta bëjnë një gjë që dëshirojnë, prandaj edhe asnjëherë nuk janë të aftë ta arrijnë atë.

Vetëm ju mund t’i largoni këto mendime nga mendja juaj dhe ta zbuloni potencialin e vërtetë që e keni.

Diferenca mes të zakonshmes dhe jashtëzakonshmes është vetëm “barriera mendore”.

Kjo e fundit do të thotë t’i thyeni barrierat mendore dhe të shënoni progres drejt realizimit të ëndrrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat