Nudo, seks dhe drogë në plazhin e Vilë Bashtovës - Bota Sot
Nudo, seks dhe drogë në plazhin e Vilë Bashtovës

Life style

Nudo, seks dhe drogë në plazhin e Vilë Bashtovës

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 20:31

Lakuriq, duke notuar, ose duke bërë shëtitje në brezin e rërës. Nudo në mes të ditës në një vend publik. Kjo ndodhi në plazhin e Vilë Bashtovës në grykëderdhjen e Shkumbinit, aty ku ekipi i ABC News u përball edhe me vështirësi gjatë realizimit të kronikës.

Nuk duan t’ia dinë dhe as shqetësohen. Por bëjnë seks në grup. Një numër i madh rulotash janë ndaluar këtu prej dy javësh. Në zonë kundërmon era hashash. Por edhe droga të tjera. Shenjat janë të dukshme ngado. Shiringat dhe një tub kanë mbetur ende mbi këtë oxhak të improvizuar për përgatitjen e lëndëve narkotike.

Image

Gazetarët janë afruar të bisedojnë me ndonjë nga të rinjtë që po pushonin në plazh, por u refuzuan. Më guximtarët kërcënuan operatorin dhe gazetaren sapo panë kameran. Megjithatë territori duket i pastruar. Turistët i kanë mbledhur mbetjet dhe i kanë futur në thasë plastike.

Atu ku kanë mbërritur pushuesit e seksit, drogës dhe muzikës, nuk gjenden vendas. Në Vilë Bashtovë plazhi është braktisur nga vendasit. Zona tani u përket pushuesve nudo për seks, drogë dhe muzikë./Abcnews

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...