Tendencat e fundit, 3 gjërat që ju duhen patjetër këtë sezon janë këto

Life style

Tendencat e fundit, 3 gjërat që ju duhen patjetër këtë sezon janë këto

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 08:59
Përgatituni të shihni linja të pastra dhe të  strukturuara, influenca skandinave sapo ka nisur

Nuk ka “street style” që nuk reflekton tendencat  më të fundit  të modës dhe java e modës në New  York ka “vulosur” pikërisht këtë gjë… Që nga ikonat e tendencave të fundit që i ndjekim gjithmonë  me vëmendje e deri tek shfaqjet dhe eventet më të rëndë sishme të fushës, na kanë  dhënë të gjitha frymë zimin e duhur për sezonet e ardhshme, tri trende të cilat me siguri do t’i dashuroni edhe ju!

Përgatituni të shihni linja të pastra dhe të  strukturuara, influenca skandinave sapo ka nisur…

Xhaketa “oversize”

Image

Mbase e keni ditur dhe më pare që xhaketa oversize është në modë , por pas javë s së modës në New York, ajo ë shtë kthyer në një “must have” që të gjithë duan ta veshin! Nëse është akoma ngrohtë , provoni ta vishni si fustan e nëse koha freskohet, kombinojeni me një rrip në bel dhe me një palë kambale. Si mund ta kombinoni tjetër? Provojeni me një palë pantallona të gjera ose me një palë xhinse deri tek kyçet.

Kapelja në formë kove

Image

Kapelja “bucket” e propozuar në një version “glam” nga Chanel, Dior apo Valentino është gjithçka në lidhje me sezonet e ardhshme. Në një model “unisex, sportiv dhe shumë elegant në të njëjtën kohë , i ka bërë të gjitha vajzat të dashurohen me të!

Nga koka tek këmbët, veshur me të verdha

Image

Nuk do të dukeni si një zog pushverdhë, kjo ë shtë pak, por e sigurt! Një “total look” në ngjyrë të verdhë , në nuancat e mustardës apo të limonit është konsideruar si kryefjala e modës në “street style” në New York.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat