Shtatë arsye pse një çift duhet të lexojë histori romantike - Bota Sot
Shtatë arsye pse një çift duhet të lexojë histori romantike

Life style

Shtatë arsye pse një çift duhet të lexojë histori romantike

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 13:32
Ilustrim

Çfarë ndodh në të vërtetë pasi ke lexuar një histori romantike, e ke pyetur ndonjëherë veten?

Novelat apo romanet që në qendër të tyre kanë një romancë, shpeshherë të krijojnë një gjendje të trishtë, por ndërkohë të zgjojnë edhe një mënyrë tjetër të të konceptuarit të jetës.

Për lojën argëtuese

Është gjithmonë ajo që kërkon nëpër faqet e një libri dhe të bën të lexosh çdo fjalë. Personazhet që të tërheqin më shumë ose edhe të tjerë janë ata që ndërtojnë lojëra nga më të ndryshmet për të arritur qëllimin final. Shumë prej ngjarjeve të përshkruara në libra dhe në historitë romantike janë frymëzuar nga jeta reale dhe çdo çift që lexon histori romantike, në pjesën më të madhe të rasteve gjen veten.

Për femrat interesante

Pavarësisht asaj që thuhet dhe që tregohet, femrat kanë ditur gjithmonë të frymëzojnë këdo. Dhe figura e femrës në historitë romantike është frymëzuese e të gjitha kohëve. Që nga historitë e shekullit të 18-të, 19-të, por edhe më vonë, femrat kanë ditur të na japin gjithmonë një frymë dhe këndvështrim të ri të jetës. Të gjithë besojnë se femrat mund ta bëjnë këtë.

Për këndvështrimin e një kohe të shkuar

Historitë e librave shkruhen nga burra dhe gra që i përkasin një realiteti. Në një kuptim, lexuesit jetojnë të njëjtën kohës së bashku me ta dhe përpiqen të imagjinojnë gjithçka sipas mënyrës së përshkrimit të tyre. Këto histori i ndihmojnë gjithmonë lexuesit për të vlerësuar një kohë që ka kaluar, por natyrisht edhe për atë që është rrugës.

Për aventurat

Historitë romantike janë thjeshtë kënaqësi më vete. Fantazia në këto raste arrin kulmin, rrallë ndodh që një libër romantik të mos ketë aventura ose t’i numërojë ato me gishta. Nga ato, çdo çift mund të zbulojë lloj-lloj skenarësh për t’i bërë realitet. Të gjitha kanë në qendër një fantazi të shfrenuar, e cila mund të të çojë gjithandej, në çdo kënd të botës dhe të të sjellë prapë në start. Historitë romantike janë të mbushura me aventura.

Për fjalët e mençura

Janë të shumtë ata njerëz që nënvizojnë sa herë vërejnë thënie të ndryshme nëpër libra ose ato që vetë shkrimtari i vë në dukje për personazhet e tij. Është e domosdoshme që secili nga ju që gjen veten brenda atyre që shkruhen në libër, t’i thoni njëri-tjetrit shprehjet e librave. Duke menduar gjithmonë për fjalët e mençura që thuhen, e keni edhe më të thjeshtë për të zbuluar karakteret e njëri-tjetrit.

Për seksin e nxehtë

Meshkujt, në përgjithësi janë të mirë nëpër librat romantikë, edhe kur është fjala për seksin. Historitë romantike janë të shkruara në mënyrë të tillë që të paktën personazhet kryesore përjetojnë ndjenja të thella, pasion dhe, natyrisht kanë edhe momentet e tyre të seksit, të cilat për çdo lexues janë interesante. Gjithçka ndodh edhe në jetën normale, ndaj edhe kur një copëz të saj e gjen edhe në libra, tërheqja bëhet edhe më e madhe.

Për fundet e lumtura

Romancat, në vetvete, ta thyejnë zemrën, por në fund drama duhet të përfundojë. Komeditë, të cilat gjithmonë mbarojnë me një martesë dhe të dashuruar përjetësisht, të krijojnë në fund një gjendje të mirë, por kjo nuk ndodh gjithmonë në jetën reale. Personazhet, me veprimet e tyre apo edhe nga rrethanat, të thyejnë zemrën dhe shpeshherë, edhe pse çdo lexues në fund kërkon që gjithçka të jetë e lumtur. Është edhe kjo një arsye pse lexohen më shumë romancat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...