Liderët e suksesshëm dhe stresi te punonjësit - Bota Sot
Liderët e suksesshëm dhe stresi te punonjësit

Life style

Liderët e suksesshëm dhe stresi te punonjësit

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 08:00
Ilustrim

Liderët e suksesshëm dhe stresi tek punonjësit Liderët të cilët e bëjnë një ambient pune stresues, nuk ndikojnë negativisht vetëm tek punonjësit e tyre por mbi të gjitha, ata i bëjnë një dëm vetë kompanisë së tyre.

Ja se cilët janë disa prej faktorëve që mund të shkaktojnë stres tek ekipi juaj i punës:

S’ dini ç’kërkoni. Një lider i suksesshëm, duhet të jetë i qartë në ato që kërkon. Kështu, jo vetëm do të arrihen të realizohen objektivat, por edhe rendimenti i punonjësve tuaj do të jetë i lartë.

Bëni kërkesa të parealizueshme. Mos i kërkoni punonjësit tuaj diçka që është e pamundur të realizohet, një gjë e tillë do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në uljen e vetëbesimit dhe të produktivitetit të tyre.

Në kompaninë tuaj nuk ka autonomi. Jepini punonjësve autonominë e nevojshme për të vepruar dhe për të ndërmarrë vendime.

Aplikoni paga të ulëta. Pagat e larta kompensojnë stresin.

Nuk jepni pushimet zyrtare. Punonjësit nuk mund të punojnë 24 orë në 7 ditë të javës.

Punësoni punonjës jo cilësorë. Gjeni personin për punën dhe jo punë për personin.

Ju nuk e vlerësoni punën e tyre. Në këtë rast, idealja do të ishte që vlerësimi i tyre të bëhej përpara të gjithë kolegëve të tjerë.

Nuk i toleroni gabimet. Gabimet ndodhin. Mundohuni që të tregoheni sa më të kujdesshëm me mënyrën sesi komunikoni ndaj tyre edhe kur gabojnë.

Bëni shumë mbledhje joproduktive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...